E famshme pas ndeshjes Francë-Shqipëri, Rike Roçi reagon ashpër ndaj “miqve” që kërkojnë t’i rrinë pranë. Duket se këta “miq” nuk i kanë qëndruar asaj pranë në një moment të vështirë të jetës, siç ishte humbja e babait, ndaj ajo ka reaguar ashpër ndaj tyre. “A e dini çfarë më nervozon më shumë? Kur unë isha në një moment të vështirë pasi babai ndërroi jetë, shumë pak miq më qëndruan pranë dhe më ndihmuan të kaloja dhimbjen.
Ndërsa tani, të gjithë dëshirojnë të jenë miqtë e mi e të dalin me mua. Por kam diçka për t’ju thënë: As nuk më intereson fama në internet sepse është njësoj si të jesh e pasur në lojën ‘Monopoly’, kështu që, të dashur miq fallco, largohuni prej meje!”
Nuk dihet se kujt ia dedikon Rikja këtë status, por ata miq që po kërkojnë t’i afrohen, tashmë duhet ta kenë marrë mesazhin e Rikes.

(she.is/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb