Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj drejtësisë shqiptare, e cila ka shtyrë për të tretën herë radhazi gjyqin ndaj tij.

Jashtë dyerve të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ish-ministri Tahiri deklaroi se i vjen tmerrësisht keq që gjyqi ndaj tij po shtyhet në këtë mënyrë.

Ai tha se me këto letra deshën ta arrestojnë, ndërsa tani thonë se janë zhdukur. Ndër të tjera, ish-ministri paralajmëroi se herët ose vonë do ia dalë.

“Provat e mia do t’i lexoj patjetër. Prokuroria po lexonte kërkesën që më ka dërguar mua për gjykim. Në seancën tjetër do të lexohet e plotë, është detyrim, siç do të lexohet mbrojtja ime.

Më vjen tmerrësisht shumë keq që zvarritet një gjyq në këtë mënyrë. Me këto letra desh më arrestuan, si ndodh që tani nuk i kanë, u zhdukën. Nuk dua të spekuloj, se ka shumë variante, janë njëri më i keq se tjetri. Unë di që do ja dal, herët a vonë. Keni për ta parë”, tha Tahiri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: