Pavarësisht se polaku Vojçiek Shezni ka zhvilluar një sezon shumë të mirë me fanellën e Juventusit, ka mjaft dyshime sa i takon të ardhmes së tij. Lajmin e transmeton gazetari i Raisport, Çiro Venerato, ekspert merkatoje, që tregon situatën më të fundit në kampin bardhezi.

“Shezni nuk është i paprekshëm te Juventusi, nëse vjen oferta e duhur, portieri polak do të shitej. Drejtuesit e Juventusit kanë piketuar dhe trashëgimtarin e tij në kuadratin bardhezi dhe ai është David De Gea,” ka shpjeguar Venerato.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb