“Djalli” nuk gjen shpëtim as me Conceiçao-n në stol, vijon sezonin me ulje ngritje të forta, por në këto ditë të fundit të merkato, Ibra dhe pjesa tjetër e stafit drejtues po përpiqen të ndryshojnë edhe një herë “kartat” në mënyrë që t’i japin sezonin një tjetër kthesë të fuqishme. Prej kohësh, Milan është në kërkim të një sulmuesi të ri dhe sipas të gjithë gjasave këto ditë në Milano, mbase që këtë të premte, pritet të zbarkojë Gimenez, pasi Feyenoord ka dhënë dritën jeshile për largimin e sulmuesit. Furlani dhe Pimenta kanë negociuar pafund me agjentin e sulmuesit meksikan duke gjetur një akord total.

Sigurisht, afrimi i Gimenez është i lidhur ngushtë me largimin e Alvaro Morata-s. Spanjolli ka një akord me Gallatasarin, gjithashtu edhe me Milan, për një huazim deri në fund të këtij sezoni me të drejtë blerje për 15 milionë euro. Nëse Morata transferohet në Turqi atëherë Gimenez do të jetë sulmuesi i ri i Milan.

La Gazzetta
La Gazzetta

Jo vetëm Gimenez, sipas La Gazzetta dello Sport, në Milano mund të vijë edhe Joao Felix, një lojtar që Conceiçao e kërkon me insistim. Deri pak ditë më parë kjo lëvizje dukej e pamundur, por gjërat kanë ndryshuar pasi në Londër është rikthyer David Fofana. Rikthimi i Fofana-s lejon Chelsea-n largojë një lojtar në formë huazimi. Në skenë tani del agjenti i tij Mendes, i cili ka një raport të shkëlqyer me klubin e Milan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb