Ky sezon është fundi i një cikli në Mynih por gjithashtu është fillimi i një epoke të re ku Bayern kërkon të rikthehet në majat e futbollit europian. Pas Arjen Robben është radha e Frenck Ribery ti jap lamtumirë Bayern. Francezi nuk do të rinovoj kontratën e cila i skadon në qershor 2019, ky lajm është bërë zyrtar nga vetë klubi me anë të një njoftimi për mediat:

Riberryyy
Riberryyy

“Frenck Ribery nuk do të rinovoj kontratën, sëbashku me Arjen Robben do të largohen nga Bayern në fund të sezonit”, lexohet në postimin e klubit.

Hernadez
Hernadez

Bayern ka nisur prej kohësh punën për të përforcuar ekipin, dy blerjet e para zyrtare ishin ato të dyshes franceze Pavard-Hernandez. Sipas “France Football”, gjigandi gjerman është duke studiuar mundësinë për të rikthyer në Bundesligë, Julian Draxler.

Draxler
Draxler

Mesfushori nuk po kalon një moment të mirë tek PSG, shpesh nuk ka qenë preferencë e parë, në këto kushte edhe vetë Draxler është duke menduar largimin. Futbollisti i përfaqësues gjermane e njeh shumë mirë Bundesligën pasi më herët ka veshur dhe fanellën e Schalke04 dhe Wolfsburg, Draxler do të ishte një blerje ideale, një futbollist që mund të zëvendësojë shumë mirë Robben-Ribery.

Pepe
Pepe

Jo vetëm Draxler, Bayern po shqyrton me interes opsionet nga kampionati francez pasi prej kohësh po ndjekin nga pranë ecurinë e Nicolas Pepe. Braziliani i Lillë është një futbollist shumë i ri, ditëlindja 1995, një lojtarë që pëlqehet nga shumë klube, kosto e këtij operacioni shkon në 70 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb