Revolucioni bavarez ishte i pashmangshëm, domosdoshmëria për të rinovuar një grup që kishte arritur limitet, ishte jetike. Drejtuesit e klubit ishin të vetëdijshëm për këtë fakt dhe po djegin çdo etapë kohore duke nisur rindërtimin ende pa u mbyllur sezoni. 2 blerje “big”, 2 kampion bote ende pa nisur zyrtarisht merkato. Pas Pavard, Bayern ka bërë zyrtare edhe transferimin e Lucas Herandez: Kontratë 5-vjeçare dhe 80 milion euro në arkat e Atletico Madrid.

Hernadez
Hernadez

Ende pa zbarkuar në Mynih, Hernadez vendos rekordin e parë, shndërrohet në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Bayern Munich dhe Bundesligës. Si Bayen ashtu dhe Hernadez e kërkuan me çdo kusht që kjo marrëveshje të mbyllej sa më shpejt të ishte e mundur, në një kohë kur për francezin ishin të gatshëm shume klube të paguanin klauzolën e largimit.

Lukas Hernadez
Lukas Hernadez

Hernadez është 23-vjeç, mbulon shumë mirë dy pozicione, si në qendër të mbrojtjes ashtu dhe në krah. Është mbrojtësi që ka fituar më shumë duele se çdo futbollit tjetër në La Liga nga fillimi i sezonit deri më tani, një titullar në përfaqësuesen franceze, pa diskutim një blerje e madhe. Ashtu si Bayern edhe Hernadez është i lumtur që kjo marrëveshje u mbyll me sukses:

“Dua të falënderoj Atletico, drejtuesit, stafin teknik, shokët e skuadrës dhe tifozët për 12 vitet e mrekullueshme që kam kaluar. Më ofruan rinovim kontrate dhe e kisha shumë të vështirë për ta refuzuar, por ka ardhur momenti të bëj hapin e madh në karrierën time, tek Bayern më presin sfida të reja”, u shpreh Hernadez.

Timo Werner
Timo Werner

Pasi blinduan mbrojtjen, Bayern pritet të ndërhyrje në mesfushë dhe sulm, një nga objektivat kryesorë është dhe Timo Werner, sulmuesi i Laipzig. Drejtori i klubit gjerman ka mohuar që të ketë një interesim konkret nga ana e Bayern: “Nuk di asgjë për Bayern, di që ne i kemi bërë një ofertë për rinovimin e kontratës, ka ende kohë për të marrë një përgjigje”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb