Lajmet më të mira në ditët e fundi në La Liga ka qenë shfaqja e disa futbollistëve nën moshën 20 vjeç, të cilët do të jenë yjet e ligës në të ardhmen.

Më i riu është Ansu Fati, 16 vjeç, me sulmuesin e Barcelonës që ka dalë nga askund dhe bëri përshtypje të menjëhershme te Blaugranat. Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) shpejt arriti ta sigurojë Fatin që ta përfaqësojë Spanjën, duke filluar nga U-17 në Kupën e Botës muajin tjetër.

Ansu Fati
Ansu Fati

Rodrygo Goes (18 vjeç) dhe Joao Felix (19) kanë treguar gjithashtu cilësinë e tyre, edhe pse tarifat e paguara për ta nga Real Madrid dhe Atletico Madrid, tregojnë shumë.
Vinicius Junior (19) gjithashtu shënoi golin e tij të parë për Los Blancos këtë sezon dhe vazhdon të tregojë potencialin e tij.

Martin Odegaard (20) është një tjetër lojtar që ka shkëlqyer në javët e para të sezonit 2019/20. Si huazim te Real Sociedad nga Real Madridi, ai është në rrugën e duhur për t’u bërë lojtari siç mendohej.

690 3 2
690 3 2

Edhe Kang-in Lee shënoi golin e tij të parë në La Liga të mërkurën, ashtu si edhe Rodrygo. Një tjetër nga shokët e skuadrës së Kang-in, Ferran Torres (19), është i vetmi kandidat spanjoll për çmimin Golden Boy dhe po ecën në rrugën e duhur.

Janë edhe tre lojtarë të huaj, të cilët kanë treguar talentin e tyre, me Take Kubo (18) në huazim te Real Mallorca nga Real Madrid , Alexander Isak (20) në Real Sociedad dhe Samu Chukwueze (20) në Villarreal.

Kubo
Kubo

Jo çdo talenti i është dhënë hapësirë edhe për faktin që ata janë nominuar për çmimin Golden Boy: si Andriy Lunin (20) – Doreza e Artë e Kupës së Botës U-20, që është në huazim te Real Valladolid nga Real Madridi, dhe Jean-Clair Todibo (20) te Barcelona.

Emrat e lartpërmendur mund të jenë më të njohurit, por ka disa talentë të tjerë në La Liga nën moshën 20 vjeç që meritojnë të përmenden si: Fran Beltran ( Celta Vigo , 20), Mohamed Salisu (Valladolid, 20), Pedro Porro (Valladolid në huazim nga Manchester City, 20), Emerson (Real Betis, 20), Diego Lainez (Betis, 19), Bryan Gil (Sevilla, 18), Ander Barrenetxea (Real Sociedad, 18) dhe Manu Morlanes (Villarreal, 20).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: