Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave prezantoi revolucionin më të madh të rrjetit Arkivor Kombëtar këto 27-vjet, aplikacionin online për studiuesit që dëshirojnë të studiojnë në Arkivin Qëndror Shtetëror me një inventar prej 2 milion titujsh, rezultat i deritanishëm i projektit të digjitalizimit të fondit të AQSH.

I gjithë ky proces është pjesë e axhendës digjitale 2015-2020 e cila ka dhe në thelb rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve. Në këtë prezantim ishte e pranishme Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido shprehu kënaqësinë të prezantojë këtë revolucion, përsa i përket shërbimit në Arkivin Qendror Shtetëror, dy aplikacione të cilat mundësojnë digjitalizimin e plotë në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.

“Së pari, ne prezantojmë katalogun online me 2 milion tituj dosjesh, të cilat mund të aksesohen lirisht nga kushdo për të marrë informacionin historik që i nevojitet çdo studiuesi për të studiuar në sallën e studimit.

Së dyti, një aplikacion me anë të të cilit mundësohet që të paracaktohet vizita në sallën e studimit, dosjen që dëshiron një studiues që të shohi dhe me garancinë e plotë që do ta gjej dosjen mbi tavolinë kur të vij për të studiuar”, tha ai.

Ky shërbim ka nevoj për një rregjistrim që qytetari mund ta bëjë edhe nga shtëpia vetëm duke futur të dhënat personale.

Kumbaro përgëzoi Bido dhe Arkivin e Shtetit për këtë risi, “Urime Arkivit për këtë instrument të ri që futi dhe që përmirësoj shërbimin për qytetarët”, tha ajo. Kumbaro u regjistrua si studiuesja e parë në aplikacionin e ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: