Rey Manaj bën prapa-kthehu. Sulmuesi i kombëtares tonë, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në instagram i ka surprizuar të gjithë me vendimin e tij për të ardhmen, teksa do të rikthehet në Turqi për të qenë pjesë e Sivasporit. Edhe pse në përfundim të sezonit, lushnjari, u përshëndet me tifozët, me qëllimin për të nisur një aventurë të re, duket se Manaj ka ndryshuar mendje dhe do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës ku shkëlqeu me golat dhe performancën e tij.

Nëpërmjet këtij postimi, sulmuesi i Kombëtares, është shprehur se ndihet shumë i emocionuar që nesër (sot) në orën 21:45, do të zbarkojë në aeroportin e Sivasporit, duke u dhënë zyratisht lajmin tifozëve të tij në Turqi, se të paktën për momentin ai do të nis stërvitjen me skuadrën dhe do të jetë pjesë e Sivaspor.

Megjithatë kur duhen më shumë se 30 ditë nga fundi i merkatos, çdo gjë mund të ndodh, me Ray Manajn që me shumë gjasa nuk do të “zbrasë” të gjithë valixhen, duke qenë i vëmendshëm ndaj çdo oferte tjetër që mund të vijë në drejtim të tij.

Kujtojmë që Rey Manaj zhvilloi një sezon fantasit me klubit turk, teksa në 33 ndeshje realizoi  18 gola.

Ray Manaj
 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: