Aktori Rezart Veleshnja prej një muaji ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova. Ai ishte ndër lojtarët më të spikatur duke u profilizuar edhe si konkurrenti potencial për të fituar çmimin e madh. Mbrëmjen e kaluar gjatë prime ai është përjashtuar së bashku me një banor tjetër, Besfort Daka.
Konkurentët janë eleminuar nga gara për shkak të shkeljes së etikës, njoftoi Vëllai i Madh.
Sipas produksionit gjatë 3 javëve për këta banorë janë shënuar episode të ngacmimeve seksuale, gjuhë urretje, fyerje dhe kërcënime të cilat “Vëllai i Madh” nuk i toleroi më.
Mësohet se Rezi u përjashtua nga gara pas veprimit ndaj Xhenetës, duke e goditur atë në prapanicë, një veprim që u konsiderua i dënueshëm nga produksioni.
Të njëjtin fat me Rezin pati edhe konkurrenti tjetër, Besfort Daka. Ky i fundit për shkak të fjalëve kërcënuese kundrejt Rezit. Gjuha e përdor nga ai është konsideruar e papranueshme nga produksioni dhe rrjedhojë penalizimi ndaj tij ishte i menjëhershëm.
Pasi u komunikua vendimi, banorët lanë shtëpinë e BBV.
Aventura e Rezartit në shtëpinë e famshme në Kosovë ndërpritet këtu.
(BalkanWeb)