TIRANË- Këngëtarja Rezarta Shkurta nuk e fsheh mallin dhe mungesën që ndjen për bashkëshortin e saj Ermal Hoxha që ndodhet në burg. Në Instagramin e saj, Rezarta ka ndalë pikërisht atë që ndjen me miqtë e shumë, duke i dedikuar Ermalit disa rreshta dashurie nën foton e tyre.

“Në çdo jetë do të zgjidhja vetëm ty. Çfarëdolloj forme, sërish do të gjeja dhe sërish do të ndjeja sepse ti je oksigjen… ti je vetë jeta për mua”, shkruan Rezarta nën foton e tyre.

Bashkëshorti i saj Ermal Hoxha ndodhet në burg dhe mbi të rëndojnë akuzat si bashkëpunëtor në fabrikën e kokainës në Xibrakë të Elbasanit. Ata janë prindër të një vajze të vogël me emrin Hera.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: