Moska ka rritur masat e sigurisë rreth rezidencës së Presidentit Vladmir Putin në veri të Moskës. Imazhet satelitore kanë zbuluar se disa sisteme të mbrojtjes ajrore “Pantsir-S1” janë instaluar në afërsi të rezidencës presidenciale në liqenin Valdai në rajonin e Novgorodit. Rezidenca Valdai mund të jetë objektiv i profilit të lartë, pasi Putini dihet se po kalon kohë atje gjatë verës.
Prona e pallatit ndodhet brenda një resorti të madh pushimesh qeveritare në parkun kombëtar Valdai, në një gadishull të ndarë midis dy liqeneve. Qasja në të gjithë kompleksin është rreptësisht e kufizuar.
Imazhet satelitore tregojnë mbrojtjet ajrore të pozicionuara në mënyrë strategjike në zonë, duke përfshirë një kullë të vendosur thellë në pyll vetëm disa kilometra larg kompleksit.
Sistemet “Pantsir-S1” janë krijuar për të luftuar raketat dhe dronët me rreze të shkurtër veprimi, shkruajnë mediat e huaja.