Niveli i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Rusisë është shumë i mirë dhe do të mbetet i tillë pavarësisht atyre që nuk e duan, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

“Ne kemi marrëdhënie të mira, shumë të mira me Federatën Ruse, dhe ato do të vazhdojnë pavarësisht nga të gjithë ata që do të donin që ne të mos i kishim ato. Ashtu siç do të vazhdojmë rrugën tonë evropiane pavarësisht të gjithë atyre që do të donin që ne të ndalonim këtu, dhe këta nuk janë njerëz me mendje pro-ruse”, tha Vuçiç në ceremoninë për zbulimin e një terminali të ri në aeroportin e Nishit.

Më herët, Vuçiç tha se Serbia synon të ndjekë politikën e saj në përputhje me planet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por do të mbajë qëndrimin e saj për refuzimin për t’iu bashkuar sanksioneve anti-ruse.

“Ne do të mbajmë rrugën evropiane dhe gjithashtu do të bashkëpunojmë me Kinën, Rusinë dhe të gjithë të tjerët. Ndoshta do të vendosen sanksione nëse nuk mund të mbrohemi më. Por këtë e thashë tashmë dy vjet e gjysmë më parë dhe siç e shihni, ne i rezistuam këtyre dy vjet e gjysmë”, tha Vuçiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb