Shpëtim Idrizi, Kryetar i PDIU-së, në rubrikën “Opinion” në News24 tha se kanë filluar procedurat për të votuar në Kuvend kërkesën për heqjen e ligjit të luftës që mbahet në fuqi nga Greqia në raport me Shqipërisë.

Kuvendi pritet të votojë projektrezolutën e paraqitur nga PDIU në seancën e 18 korrikut, ndërsa pavarësisht përplasjeve politike, ajo pritet të mbështetet qoftë nga socialistët ashtu edhe demokratët.

Ndërsa e konsideron mbajtjen në fuqi të ligjit të luftës si absurditet, Idrizi tha se në 1987 ka pasur një deklaratë të Qeverisë greke në atë kohë që thonte heqja e ligjit të luftës, por që në fakt kjo mbeti thjesht një deklaratë, dhe sot kemi një ligj lufte në fuqi, prej 84 vitesh.

“Deklarata e Qeverisë greke në 1987 i drejtohej Shqipërisë, ndërsa ne kemi një rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë, që i drejtohet Parlamentit grek, që në kuadër të traktatit të miqësisë mes dy vendeve, të angazhohen për heqjen e ligjit të luftës nga pala greke, e cila vijon ta mbajë në fuqi”, tha Idrizi.
Ai u shpreh se kjo inisiativë e PDIU-së synon që të vendosë një diskutim real mes qeverive të dy vendeve, qoftë edhe përmes grupeve të punës, për të hequr ligjin e luftës.

Idrizi tha se përmes kësaj nisme ne shprehim vullnetin e mirë dhe ftojmë edhe Parlamentin grek, duke futur në lojë në këtë mënyrë diplomacinë parlamentare, për heqjen e ligjit të luftës, pasi ky është akt dinjiteti.

“Ky është rasti, pasi flitet për dinjitetin dhe sovranitetin, që të bëhen të gjithë bashkë në Kuvend dhe të miratojnë rezolutën.

Është një akt i munguar, një akt dinjiteti, që potencion këtë çështjes, duke e nxjerrë nga propaganda”, tha Idrizi.

Në vijim ai u shpreh se ne duhet të kuptojmë që marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të fillojnë nga zgjidhja e problemeve më të mëdha, në rastin konkret me Greqinë, është ky ligj lufte që mbahet në fuqi nga pala greke.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb