TIRANË

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka përshëndetur qëndrimin e Parlamentit Europian, i cili  ka vlerësuar rolin që kanë luajtur Partitë Popullore Europiane për hapjen e negociatave me Shqipërinë.


Teksa rendit përfundimet dhe konstatimet e rezolutës së PE-së, Jorida Tabaku thotë se rruga Europiane e Shqipërisë kalon përmes nëntë pikave të Bundestagut gjerman.


Postimi i Tabakut:

Pershendes rezolutën e PE dhe vlerësoj rolin që EPP, familja jonë politike, dhe liderët e saj kanë luajtur dhe po luajnë për hapjen e negociatave për Shqipërinë.


Rezoluta shpreh qartë që:

  1. Nuk ka asnjë rrugë tjetër përvecse reformave dhe meritës në procesin e integrimit Europian.
  2. Megjithëse Shqipëria është propozuar 3 herë për hapjen e negociatave fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur.
  3. Ka disa vende skeptike të cilat kanë nevojë të shohin rezultate dhe mosbesuesit do të binden vetëm me reforma dhe me arritje konkrete dhe jo me fasada.
  4. Hapja e negociatave ëahtë vetëm fillimi i një rruge të gjatë dhe të vështirë por është mënyra se si të kemi një proces kontrolli, monitorimi dhe mbikëqyrje më të mirë për qeverinë shqiptare.
  5. Rezoluta është një përpjekje për të treguar se vendi i Shqipërisë është në Europë dhe jo vetëm gjeografikisht.

Ne besojmë se 9 pikat e Bundestag janë harta që duhet të ndjekë qeveria shqiptare për nisur sa më shpejt negociatat dhe për të mos u kthyer në barrë edhe për vendet e tjera kandidate. Opozita është e angazhuar në këtë proces më shumë se qeveria, të cilës me sa duket i mungon vullneti politik!

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: