Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përshëndetur Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua këtë të enjte në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian.

Kreu i Shtetit, përmes një statusi në “Facebook”, falenderoi dy grupet e mëdha politike, që ofruan mbështetjen e tyre për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Ndër të tjera, presidenti Meta bëi thirrje shqiptarëve, që të mbrojnë me çdo çmim votën e lirë dhe të ndershme.

Postimi i plotë i presidentit:

Përshëndes Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.
I falënderoj të dy grupet e mëdha politike për mbështetjen e qartë të së ardhmes europiane të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve.
Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme!
Nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184!
Askush nuk do të amnistohet!
Votën e lirë të 25 prillit, shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim dhe nuk do të kursehen ndaj askujt, që do të guxojë të tjetërsojë vullnetin plebishitar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb