Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me rezolutën e PPE-së për Shqipërinë.

Noka shkruan në rrjet se rezoluta dënon burgosjet politike të udhëheqësisë së opozitës dhe dështimin e reformës zgjedhore nga shumica në pushtet.

Sipas tij, rezoluta gjykon se krimi dhe korrupsioni janë pengesa për Shqipërinë. “PPE jep mbështetje për PD. PPE ndjek me shqetësim mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë dhe përkeqësimin domethënës të klimës politike nga shumica në pushtet, e cila ka bllokuar funksionimin e institucioneve demokratike”, shkruan Noka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb