Balla në Seancën Plenare të PE ku u miratua Rezoluta për mbështetjen e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë sot në Seancën Plenare të Parlamentit Europian, teksa më shumë se tre të katërtat e deputetëve të pranishëm miratuan Rezolutën PRO fillimit të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimit Europian.

Përmes një videomesazhi, Balla deklaron se ky është një momemt i rëndësishëm i mbështetjes që Parlamenti Europian i ka dhënë historikisht rrugës së Shqipërisë europiane.

412 eurodeputetë nga 578 të pranishëm mbështetën Rezolutën për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb