KOSOVE-Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, ka deklaruar se propozimi i PDK-së që Kuvendi i Kosovës të miratojë një rezolutë për genocidin e Serbisë mbi shqiptarët, është një “aventurë politike” dhe “hedhje e kripës mbi plagë”. “Kemi përshtypjen se bëhet fjalë për një aventurë politike të njerëzve, të cilët nuk e kanë ndërgjegjen e pastër për shkak të rolit të tyre gjatë luftës në fund të viteve 90”, është shprehur Gjuriç. Ai tha se në vend të rezolutës së paralajmëruar, duhet të kërkohen përgjigje për “krimet terroriste të UÇK-së”. Gjithashtu, Gjuriç shtoi se duhet të kërkohet përgjigje edhe për faktin se asnjë problem ekonomik në Kosovë nuk është zgjidhur dhe prandaj shqiptarëve u tërhiqet vëmendja. Ai tha më tej se pala serbe po i plotëson obligimet e veta në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit dhe se nuk ka obligime shtesë që duhet t’i plotësojë, ndërsa sipas tij përfaqësuesit shqiptarë pas negociatave në Bruksel shkojnë në Prishtinë dhe tregojnë të pavërteta.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: