TIRANË

Në kohën kur debati në Kuvend vijon me tone të ashpra dhe me akuza e kundërakuza në lidhje me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti Meta, nga ana tjetër ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar në  llogarinë zyrtare në “Facebook” duke hedhur “kunja” për kryeministrin Edi Rama dhe për socialistët e tjerë.

Ai ka ironizuar me deklaratat e zyrtarëve të Partisë Socialiste, të cilët sipas tij, u përbetuan se sot do të shkarkonin kreun e shtetit si kundërpërgjigje për shfuqizimin e 30 qershorit.

Sipas Manjanit, socialistët u përbetuan se do të formonin edhe Gjykatën Kushtetuese, ndërsa shton se tani llogaritë duket se po bëhen ndryshe, sepse shton ai,  liderit të tyre duket se i intereson edhe shtyrja e zgjedhjeve lokale.

Postimi i Manjanit:

Ouuu!

Pse nuk do e shkarkojnë Ilir Metën këto sot?! Po sikur u përbetuan me vendim kryesie që do ta shkarkonin!!!Biles do bënin fët e fët edhe të pabëshmen, Gjykatën Kushtetuese!! Tani do t’i shtyjnë dhe zgjedhjet. Jo për gjë po i “interesoka shtyrja e tyre edhe vetë krye-udhëheqësit”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb