Edhe një sezon më parë Dinamo e niste garën me të njëjtat rezultate. Në atë kohë blutë drejtoheshin nga trajneri italian Luixhi Di Biaxho dhe e nisnin kampionatin me dy humbje radhazi, 2-3 në derbin me Tiranën dhe 1-0 në Korçë me Skënderbeun.

Pastaj kryeqytetasit do të fitonin në “Elbasan Arena” me Kukësin për javën e tretë. Ngjashëm edhe ky sezon, që ka nisur me humbjet 0-2 me Egnatian në Elbasan dhe 1-0 me Bylisin në transfertë. Fitorja e parë e Dinamos është regjistruar sërish me të njëjtin rezultat, 2-1, këtë herë kundër Elbasanit.

Në fund të fazës së parë të sezonit të kaluar trajneri italian do të largohej dhe vendin e tij e merrte Dritan Mehmeti, që tashmë është pezulluar nga klubi pas javës së dytë, për të kaluar tek ekipi U-21. Nga derbi me Partizanin në stolin blu do të jetë Ilir Daja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb