Donald Trump kryeson me 232 vota elektorale nga 270 të vlefshme për t’u shpallur President i SHBA, kundrejt 216 të Kamala Harris e cila është afruar ndjeshëm orët e fundit, sipas rezultateve paraprake. Trump kryeson bindshëm në Florida, Georgia, Virginia, Ohajo dhe ka arritur të përmbysë shifrat në Texas. Ndërsa Harris dominoi në fillim në dy prej shteteve që konsideroheshin vendimtare në garën presidenciale, Pennsylvania dhe Michigan, mirëpo kur ishin numëruar rreth 60% e votave, Donald Trump arriti të kthejë shifrat në avantazhin e tij. Harris fitoi në shtete si California, Ilinois, New York, Colorado, Washington, New Jersey si dhe arriti të përmbysë Virginian kur po numëroheshin votat e fundit. Miliona amerikanë votuan të martën e 5 nëntorit 2024, për të vendosur nëse zv/presidentja Kamala Harris ose ish-presidenti Donald Trump do të jetë “shefi” i ri i Shtëpisë së Bardhë. Kandidati që të shpallet fitues i zgjedhjeve presidenciale duhet të sigurojë 270 vota elektorale.
Ndiqni LIVE numërimin e votave
Minutë pas minute nga zgjedhjet në SHBA
Ora 06:42- Trump “rrëmben” edhe një tjetër shtet kyç, konfirmohet fitorja në Xhorxhia
Donald Trump ka siguruar fitoren edhe në shtetin e Xhorxhias sipas CNN, një tjetër pikë e rëndësishme në rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë.
Pasi siguroi Karolinën e Veriut, Trump merr kështu edhe 16 votat e kolegjit që i përkasin Xhorxhias.
Sakaq, gara mbetet ende e hapur në shtetet e tjera të rëndësishme si Pensilvania, Michigan, Wisconsin, Arizona dhe Nevada.
Ora 06:17- Republikanët fitojnë Senatin, sigurojnë 51 vendet që u duhen
Republikanët fitojnë edhe Senatin. Sipas projeksioneve të FOX, por edhe të mediave të tjera prestigjioze amerikane, ata kanë siguruar 51 vendet që u duhen, teksa mund të marrin edhe më tepër pasi procesi vijon.
Partia Republikane do të mbajë të paktën 51 vende, të mjaftueshme për një shumicë të plotë.
Ora 05:20 Harris i “rrëmben” Trumpit Virginian?
Kandidatja demokrate, Kamala Harris ka kaluar në avantazh në Virginia. Shteti i Virginia ka 13 vota elektorale. Kamala Harris numëron deri tani 216 vota, kundrejt 232 të Donald Trump.
Ora 05:10 Votat elektorale për Kamala Harris dhe Donald Trump sipas shteteve
Kamala Harris
Main- 4
Massachusetts- 11
Vermont- 3
Rhode Island- 4
Connecticut- 7
New Jersey- 14
New Hampshire-4
Maryland-10
District of Columbia-3
Illinois-19
Delaware- 3
California – 54
Colorado – 10
New York – 28
Virginia – 13 ?
Donald Trump
Florida- 30
South Carolina- 9
Alabama- 9
Mississippi- 6
Tennessee- 11
Kentacky- 8
West Virginia- 4
Indiana- 11
Missouri- 10
Oklahoma- 7
Arkansas- 6
Texas – 40
Pennsylvania – 19 ?
Michigan – 15 ?
Ora 05.00 Trump rrëmben 230 vota elektorale
Nënpresidentja Harris ka siguruar tashmë 187 vota elektorale, ndërsa ish-Presidenti Trump 230. Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën.
Ora 04:40 Trump përmbys edhe Michiganin, kandidati republikan thellon diferencën
Garë interesante dhe me mjaft të papritura po zhvillohet në Michigan mes Donald Trump dhe Kamala Harris. Kandidati republikan ka nisur epërsinë edhe në këtë shtet të konsideruar të lëkundur, pasi më herët përmbysi rezultatin në Pennsylvania. Donald Trump kryeson me 211 vota elektorale, kundrejt 117 të Kamala Harris, sipas rezultateve paraprake.
Ora 04.00 Kamala Harris kryesoi nga fillimi, Donald Trump përmbys rezultatin në Pennsylvania
Kandidati republikan për president të SHBA, Donald Trump ka përmbysur rezultatin në shtetin e lëkundur të Pennsylvania. Në këtë shtet prej fillimit të numërimit dhe deri kur ishin numëruar rreth 60% e votave kryesonte Kamala Harris. Mirëpo surpriza ndodh nga ky moment. Donald Trump merr kryesimin. Pennsylvania konsiderohej si një nga shtetet vendimtare të garës presidenciale amerikane.
Ora 03:50 Rruga për në Shtëpinë e Bardhë kalon nga këto shtete, çfarë po ndodh në Pensilvani dhe Miçigan
Kamala Harris po kryeson në dy prej shteteve të cilësuara si “swing states”, ose ato shtete të cilat pritet të jenë vendimtare për rezultatin përfundimtar. Aktualisht Harris ndodhet përpara Donald Trump në Michigan dhe në Pensilvani. Ajo numëron mbi52% të votave kundrejt 45.6% të Trump në shtetin e Michigan, kur janë numëruar rreth 10% e votave. Sakaq, në Pensilvani, shteti i cili konsiderohet si më kyçi në këto zgjedhje Harris qëndron me rreth 60% të votave kundrejt rreth 40% të Trump, ndërsa janë numëruar rreth 20% e totalit të votave.
Ora 03.20 Trump arrin 195 vota, i duhen 270 për të qenë fitues
Donald Trump kryeson me 195 vota elektorale, kundrejt 117 të Kamala Harris, sipas rezultateve paraprake. Për të qenë fitues i zgjedhjeve presidenciale dhe për t’u kurorëzuar si shef i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump i duhen 270 vota elektorale. Në disa shtete numërimi po shkon drejt fundit si në Florida ku janë numëruar mbi 90% të votave dhe në Texas me rreth 70% të votave. Pritet të nisë numërimi në pjesën perëndimore të Amerikës si në California, Arizona, Nevada dhe Oregon.
Ora 02:50 Epërsi dhe përmbysje, ç’po ndodh me garën presidenciale në SHBA
Donald Trump dhe Kamala Harris po zhvillojnë një prej betejave elektorale më të forta ndër vite në SHBA. Kandidati republikan kryeson paraprakisht me 111 vota elektorale kundrejt 71 të Harris, por megjithatë rezultati ndryshon çdo moment. Trump kryeson në disa prej shteteve të njohura si bastione të republikanëve si në Indiana, Kentaki, Georgia, Florida apo edhe Texas. Ndërsa Kamala Harris kryeson në Vermont, Virginia, Karolina e Veriut, Ilinois e New Hampshire. Por, kandidatja demokrate gjithashtu ka thelluar diferencën në dy prej shteteve të konsideruara si vendimtare në garën presidenciale, Pennsylvania dhe Michigan.
Ora 02:20 Trump përmbys Teksasin
Donald Trump ka marrë kryesimin në Teksas në një kohë kur janë numëruar rreth 30% të votave. Fillimisht pati një epërsi të demokrates Kamala Harris.
Ora 02:15 Harris dominon në Pennsylvania dhe Michigan
Kamala Harris po dominon në dy prej shteteve që konsiderohen vendimtare në garën presidenciale, Pennsylvania dhe Michigan. Rezultatet janë paraprake.
Ora 02.10 Surprizë në Teksas, kryeson Kamala Harris (Rezultatet paraprake)
Kandidatja demokrate, Kamala Harris po kryeson në bastionin e republikanëve, në Teksas kur janë numëruar 11% të votave. Sipas rezultateve paraprake, Harris kryeson me 51.7% të votave, kundrejt 46.8% të Donald Trump.
Ora 01.50 Shtetet ku kryeson Trump dhe Harris
Donald Trump
Indiana
Kentaki
Ohio
Virxhinia Perëndimore
Florida
Xhorxhia
Karolina e Jugut
Kamala Harris
Vermont
New Hampshire
Virxhinia
Karolina e Veriut
Teksas
Ora 01.42 Po numërohen votat në 11 shtete
Numërimi i votave po vijon në Indiana, Kentaki, Virxhinia, Vermont, New Hampshire, Karolina e Veriut, Florida, Karolina e Jugut, Xhorxhia, Ohio, Virxhinia Perëndimore. Në 7 shtete kryeson Donald Trump dhe në 4 Kamala Harris.
Ora 01:16- Nis numërimi i votave/ “Skuqen” Kentaki dhe Indiana, Harris “rrëmben” Vermontin, Trump udhëheq në Florida
Teksa numërimi i votave në Shtetet e Bashkuara sapo ka nisur rezultatet e para kanë filluar të marrin formë.
Kështu, Indiana dhe Kentaki duket se kanë ndjekur traditën duke votuar djathtas dhe duke i dhënë besimin e tyre Partisë Republikane dhe kandidatit të saj Donald Trump.
Nga ana tjetër demokratja dhe njëherazi zv/presidentja Kamala Harris ka arritur të rrëmbejë fitoren në shtetin e Vermontit.
Sakaq, teksa deri më tani janë numëruar vetëm 18% e votave në Florida, Trump udhëheq duke mbajtur 52% të votave.
Ora 01.10 Del rezultati i parë nga numërimi i votave në SHBA, ja kush kryeson në Indiana dhe Kentaki
Sipas parashikimeve fillestare, Indiana dhe Kentaki do të shkojnë favor të republikanëve. Në Indiana, Trump kryeson me 61.1% kundrejt 37.3% të Harris. Edhe në Kentaki kryeson kandidati Republikan me rezultat të thellë. 70.5% të votave ka marrë Donald Trump deri tani, ndërsa Kamala Harris numëron vetëm 28.4%. Rezultatet janë paraprake, teksa numërimi vijon.
Ora 01:03- Përmbytjet godasin Misurin në ditën e votimeve, vdesin 5 persona, mes tyre 2 punonjës zgjedhorë
Pesë persona kanë humbur jetën në Misuri pas stuhive dhe përmbytjeve, duke përfshirë dy punonjës të qendrave të votimeve. Përmbytjet goditën shtetin të hënën dhe të martën.
Dy viktima u gjetën të vdekur në kufirin e shtetit të Qarkut Jugo pas përmbytjeve; dy punonjës zgjedhorë vdiqën pasi u morën nga uji dhe një burrë vdiq në Iron County pasi makina e tij u përmbyt.
Ora 00:55 Ndiqni LIVE në BalkanWeb, numërimin e votave në SHBA
Ora 00:06- Mbyllen qendrat e para të votimit në SHBA, nis numërimi i votave në dy zona
Janë mbyllur qendrat e para të votimit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Raportohet se vendvotimet janë mbyllur në Indianën Lindore dhe Kentakin Lindor, dhe tani fletët e votimit po numërohen.
Ora 00:03- Nga kërcënimet për bomba te pjesëmarrja masive, çfarë ka ndodhur deri tani në shtetet kyçe të betejës
Ja çfarë duhet të dini:
Michigan tashmë po sheh një pjesëmarrje rekord të votuesve, tha Sekretarja e Shtetit Jocelyn Benson. Të paktën 3.3 milionë njerëz në Michigan votuan herët, duke e vënë shtetin në rrugën e duhur për të përputhur dhe “mundësisht tejkaluar” pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhje të shtetit në rekord nga viti 2020 me 5.5 milionë votues që votuan. Michigan ka marrë disa kërcënime jo të besueshme me bombë, tha Benson.
Xhorxhia ka regjistruar rreth 700,000 votues që nga e marta pasdite dhe pjesëmarrja mund të kalojë 5.15 milionë nëse tendencat aktuale vazhdojnë, sipas Sekretarit të Shtetit të Gjeorgjisë Brad Raffensperger. Pak më pak se 4 milionë njerëz votuan në zgjedhjet e 2020. Kërcënime jo të besueshme me bomba u raportuan në të paktën tre qarqe të Gjeorgjisë, duke mbyllur për pak kohë katër qendra votimi në qarqet Gwinnett, Clayton dhe Fulton në zonën e Atlantës.
Qarku Apache i Arizonës u përbvall me disa makineri votuese problematike dhe disa u kthyen pas përpara se të mund të hidheshin votat në ditën e zgjedhjeve, tha për CNN Ndihmës Prokurorja e Përgjithshme e Departamentit të Drejtësisë të Kombit të Navajo, Katherine Belzowski. Disa votues në qarkun Apache po hasnin kohë pritjeje prej më shumë se dy orësh për shkak të vështirësive.
Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro, parashikoi të martën se numërimi i votave nuk do të zgjasë aq sa zgjati në vitin 2020, kur numërimi në shtetin Keystone zgjati të shtunën pas zgjedhjeve. Punëtorët zgjedhorë të qarkut Lancaster kishin përfunduar hapjen dhe skanimin e mbi 50% të rreth 64,000 fletëvotimeve të kthyera me postë, thanë zyrtarët në mesditë. Të gjitha fletëvotimet e dërguara me postë pritet të numërohen deri në mesnatë.
Ora 23:14 Trump ankohet për parregullsi në Philadelphia dhe Detroit
Donald Trump ka pretenduar se në Filadelfia dhe Detroit po ndodhin manipulime të shumta në procesin e votimit.
“Forca të mëdha policore në Filadelfia dhe Detroit!”, ka shkruar manjati në një postim pa dhënë arsye për deklaratën e tij.
Edhe në një postim të mëparshëm në rrjetin social Truth, Trump ka insituar se parregullsi po ndodhin në Philadelphia.
“Mashtrime masive po ndodhin në Philadelphia. Zbatimi i ligjit po vjen”, shkruan Trump.
Ora 23:02- Dita e zgjedhjeve, ambasada e SHBA tregon hapat që do të ndiqen deri në betimin e presidentit të ri
Ambasada Amerikane në Tiranë, në një postim në rrjetet sociale, ka bërë një përmbledhje të asaj që pritet të ndodhë duke nisur që sot, 5 nëntor, ku amerikanë i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm.
“Sot është Dita e Zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, ku vërehet qartë sa seriozisht e marrin amerikanët detyrën e tyre qytetare. Dita e sotme nxjerr në pah gjallërinë e demokracisë sonë”, thuhet në postim.
Më tej sqarohet se në datën 11 nëntor kryhet certifikimi i zgjedhjeve, pasi shtetet kanë zgjidhur edhe mosmarrëveshjet e fundit në lidhje me procesin. Në 17 dhjetor, ligjvënësit e zgjedhur mblidhen bashkë për të votuar nëpërmjet votës elektorale për presidentin dhe zv.presidentin, në procese të ndryshme.
Ndërkohë më 6 janar Kongresi numëron votat, nëse asnjë kandidat nuk mbledh dot 270 vota, është Kongresi ai që vendos se cili do të jetë presidenti i ardhshëm. Ndërsa në lidhje me zv. presidentit, emri vendoset nga Senati nëse nuk ka marrë votat e mjaftueshme.
20 janari është dita e betimit, ku presidenti i ardhshëm betohet dhe merr detyrën.
Ora 22:35- Arrestimi i burrit në ndërtesën e Kapitolit, policia amerikane jep detaje: E dërguam në paraburgim, po hetojmë
Në lidhje me arrestimin e një personi në Kapitol, sapo ka dhënë informacione shefi i policisë në Kapitol, J Thomas Manger, i cili foli me mediat në Uashington DC. Ai tha se rreth orës 12:20 me orën lokale një mashkull (i bardhë) hyri në hyrjen jugore të qendrës së vizitorëve të Kapitolit.
Kur burri hoqi xhaketën dhe çantën e shpinës, oficerët e kontrollit i vunë re atij “diçka në formën e një arme zjarri” dhe “dy shishe në çantën e shpinës”, tha ai. Ndërsa burri po qëndronte aty, një nga oficerët vuri re një “erë të dobët benzine”. Era ishte “shumë më e fortë” në çantën e shpinës dhe dukej se një shishe që përmbante një substancë, (për të cilën policia beson se ishte ose benzinë ose “ndonjë përshpejtues tjetër) – po rridhte.
Burri më pas u arrestua, tha Manger. Policia gjeti një pistoletë, një çakmak dhe një ndezës pishtari, shtoi ai, dhe kishte gjithashtu “artikuj të tjerë” në çantën e shpinës. Burri kishte “letra me vete” dhe u tha oficerëve se qëllimi i tij ishte t’i dorëzonte ato në Kongres, tha Manger. Policia është ende duke u përpjekur të përcaktojë se ku jetonte burri dhe çfarë qëllimi kishte. Hetimi është në vazhdim dhe burri është në paraburgim, tha Manger.
Ora 20:15- Një nga mbështetësit më të zjarrtë të Donald Trump, ja ku do e kalojë natën e zgjedhjeve Elon Musk
Sipërmarrësi miliarder Elon Musk do të kalojë natën e zgjedhjeve me Donald Trump dhe rrethin e tij të ngushtë në shtëpinë e ish-presidentit në Florida, sipas NBC News.
Pjesëmarrja e zotit Musk do të thotë se kandidati republikan për president do të ketë akses të drejtpërdrejtë me personin që kontrollon platformën e mediave sociale X në atë që mund të kthehet në një natë mjaft kaotike dhe disa ditë pasi numërohen votat.
Pronari i platformës X ka qenë një mbështetës i hapur i Trumpit në javët e fundit, duke shpenzuar miliona për ta mbështetur atë, duke mbajtur ngjarje në emër të tij dhe duke folur me të rregullisht.
Ka frikë në mesin e demokratëve se Musk mund të përdorë burimin e tij të gjerë X për të promovuar dezinformata zgjedhore, raporton New York Times, duke ndarë informacione të pasakta rreth të dhënave të votimit të hershëm ditët e fundit.
Ora 20:09- Zgjedhjet në SHBA/ FBI: Rusia pas kërcënimeve të pabesueshme për bomba në disa shtete
FBI thotë se ka pasur “kërcënime me bombë” ndaj qendrave të votimit në disa shtete dhe se shumë “duket se vijnë nga domenet ruse të emailit”.
“Asnjë nga kërcënimet nuk është përcaktuar të jetë i besueshëm deri më tani,” thotë ai.
Mediat raportuan më herët për kërcënimet fake me bomba në Xhorxhia, për të cilat Sekretari i Shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger tha se ishin jo të besueshme dhe me origjinë ruse.
FBI thotë se integriteti i zgjedhjeve është prioritetet e saj më të larta dhe se po punon ngushtë me zbatimin e ligjit shtetëror dhe vendor.
Ora 20:00 – Arrestohet një person me armë zjarri pranë Kapitolit
Policia në Kapitol të SHBA-së thotë se sapo ka arrestuar një burrë që kishte një “armë zjarri” në qendrën e vizitorëve të Kapitolit në Uashington DC. Në një postim në X, policia thotë se burri u ndalua gjatë procesit të shqyrtimit në qendër. “Burri mbante erë karburanti, kishte një pishtar dhe një armë zjarri”, thuhet në postim.
Qendra është e mbyllur për turne sot, ndërsa policia po heton. Policia thotë se do të japë më shumë informacion kur të jetë e mundur. Kapitoli i SHBA është vendi ku ndodhet Kongresi, krahu legjislativ i qeverisë federale.
Ora 19:59- A do t’i bëjë thirrje mbështetësve të tij që të mos jenë të dhunshëm? Trump: Ata janë njerëz të mëdhenj, nëse humbas…
Ish-presidenti Donald Trump tha të martën se nuk besonte se duhej t’u thoshte mbështetësve të tij se nuk duhet të ketë dhunë dhe se ata duhet të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve nëse ai humbet.
“Nuk duhet t’u them atyre këtë”, tha Trump kur u pyet nëse do t’u thoshte mbështetësve të tij se nuk duhet të ketë dhunë.
“A do t’u thoshit atyre megjithatë?” u pyet ai.
“Nuk duhet t’u them atyre se nuk do të ketë dhunë. Sigurisht që nuk do të kenë dhunë. Mbështetësit e mi nuk janë njerëz të dhunshëm. Unë nuk duhet t’u them atyre. Dhe sigurisht që nuk dua asnjë dhunë, por sigurisht që nuk duhet t’u tregoj atyre. Këta janë njerëz të mëdhenj. Këta janë njerëz që nuk besojnë në dhunë. Ndryshe nga pyetja juaj. Ju besoni në dhunë”, tha Trump.
Mbështetësit e Trump sulmuan dhunshëm në Kapitolin e SHBA më 6 janar 2021, në një përpjekje për të ndaluar certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 2020 pasi Trump humbi zgjedhjet dhe refuzoi të pranonte.
Agjentët e FBI-së kanë arrestuar dy persona në Michigan për kërcënime të lidhura me zgjedhjet, sipas The Detroit News. Media me bazë në Michigan thotë se një i dyshuar ishte i lidhur me një komplot vrasjeje që synonte Donald Trump.
Burri, Isaac Sissel, dyshohet se postoi në Reddit me emrin e përdoruesit “ShootUpTrumpRally” dhe që atëherë u ka thënë hetuesve se beson se “çdo gjë do të ishte më mirë nëse Trump do të kishte vdekur”. Në çështjen e dytë penale të zbardhur të martën, Christopher Clay Pierce, 46 vjeç, i Jackson akuzohet për kërcënime kundër një komiteti të veprimit politik të paidentifikuar (PAC) të lidhur me demokratët gjatë dy viteve të fundit.
Pierce thuhet se ishte paralajmëruar më parë nga FBI se ai mund të akuzohej për një krim nëse vazhdonte të postonte kërcënime në internet, por vazhdonte të ngacmonte grupin e lidhur me demokratët.
Donald Trump ka hedhur votën e tij në Florida teksa kërkon rikthimin në Shtëpinë e Bardhë. Trump ka mbërritur për të votuar në Palm Beach pranë shtëpisë së tij, së bashku me gruan e tij, Melania.
Me një kapele të kuqe të ndezur MAGA, ish-presidenti ndaloi të fliste për mediat dhe tha: “Kam qenë shumë i nderuar që kam kuptuar se linjat janë të gjata, linjat konservatore, ato republikane janë shumë të gjata”.
Ai vazhdoi duke thënë se ata u kthyen në Florida “shumë vonë mbrëmë” pas “katër mitingjeve të pabesueshme” dhe shtoi: “Kam dëgjuar se po ia dalim shumë mirë”.
I pyetur nga një gazetar se si do t’u afrohet votuesve që janë kundër tij, Trump thotë se ata “duan t’i sjellin të gjithë” dhe “do të jenë shumë përfshirës”.
“Ne kemi një vend të madh, por kemi një vend që është në telashe. Është në telashe të mëdha në shumë mënyra dhe ne duhet ta rregullojmë atë,” thotë ai.
Trump thotë se ndihet “shumë i sigurt” për shanset e tij në këto zgjedhje, duke thënë se ai hyri në ditën e zgjedhjeve sot “me një epërsi shumë të madhe”.
“Duket se republikanët janë paraqitur në fuqi, kështu që do të shohim se si do të dalë.”
Ora 17:30– Kërcënimet false me bomba shkaktojnë kaos në qendrat e votimit në Georgia, shtyhet orari për votim
Ka pasur pesë kërcënime false për vendosje bombash në qendrat e votimit në Fulton County, Georgia, këtë mëngjes, raporton CBS, partneri mediatik i BBC-së në SHBA. Nadine Uilliams, drejtoresha e regjistrimit dhe e zgjedhjeve të qarkut, thotë se kërcënimet çuan në evakuimin e përkohshëm të dy vendeve të votimit për rreth 30 minuta. Qarku, i cili përfshin qytetin e Atlantës, tani po punon për të marrë një urdhër gjykate për të zgjatur orarin për dy qendrat e votimit deri në orën 19:30 me kohën lokale. Kujtojmë se çështjet teknike në qarkun Cambria, Pensilvani, kishin penguar disa votues të skanonin fletët e votimit dhe zyrtarët elektoralë në atë shtet të fushëbetejës paraqitën gjithashtu një urdhër gjykate për të zgjatur kohën e votimit.
Ora 17.20 Analiza e CNN: Çfarë pritet të ndodhë nëse fiton Kamala
Para Ditës së Zgjedhjeve, lëvizja “Stop vjedhjes” u rishfaq përsëri, me disa nga të njëjtët aktivistë që u përpoqën të përmbysnin humbjen e ish-presidentit Donald Trump në vitin 2020, duke përshkruar një udhëzues hap pas hapi për të minuar rezultatet nëse ai humbet. Për muaj të tërë, ata aktivistë – të cilët kanë nxitur mbështetësit e Trumpit të besojnë se e vetmja mënyrë që ish-presidenti mund të humbasë në vitin 2024 është nëpërmjet mashtrimit – kanë hedhur propozime për të penguar një fitore të mundshme të Kamala Harris. Planet e tyre përfshijnë rezultate sfiduese në gjykatë, presion ndaj ligjvënësve për të bllokuar certifikimin e zgjedhjeve dhe inkurajim të protestave – që mund të kulmojnë më 6 janar 2025, ditën kur Kongresi do të certifikojë edhe njëherë rezultatet.
Ora 16:50- Shteti që vendos fatin e Shtëpisë së Bardhë/ “Mosfunksionim i softuerit”, raportohen probleme teknike në Pennsylvania
Ndërsa dita e zgjedhjeve hyn në orën e saj të katërt në Pennsylvania, nga votuesit në kontenë Cambria raportohen defekte teknike. Një grua vendase, Jessenia Anderson, më dërgoi një mesazh më herët për të thënë se makinat e votimit ishin të fikura dhe se “skanerët nuk po funksionojnë”.
“Njerëzit votojnë dhe i lënë fletët e votimit ose me fytyrë poshtë ose i vendosin në një kuti me kyç nën skaner,” tha ajo.
Incidente të ngjashme u raportuan në X. Në një deklaratë, Bordi Zgjedhor i Qarkut Cambria tha se një “mosfunksionim i softuerit” kishte penguar disa votues të skanonin fletët e votimit.
“Kjo nuk duhet t’i dekurajojë votuesit që të votojnë në qendrat e tyre të votimit”, shtohet në deklaratë.
Bordi ka paraqitur një urdhër gjykate për zgjatjen e kohës për të votuar në qark, i cili ndodhet afër Pittsburgh.
“Ka një proces për çështje të kësaj natyre”, tha qarku. “Të gjitha fletëvotimet e kompletuara do të pranohen, sigurohen dhe numërohen”.
Probleme janë raportuar gjithashtu në Qarkun Allegheny, i cili përfshin Pittsburgh. Në të paktën dy raste, qarku thotë se zyrtarët zgjedhorë u vonuan për të mbërritur në qendrat e tyre të caktuara të votimit.
Ora 16:41– Orban tifo për fitoren e Donald Trump: Mik i madh i Hungarisë, kam gati shampanjën
Nuk është sekret se kë favorizon Viktor Orban në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të martën, me liderin nacionalist të Hungarisë që ka thënë publikisht se do të hapë shishe shampanjë nëse “miku i tij i dashur” Donald Trump fiton.
Është një miqësi politike që kryeministri hungarez — politikat joliberale dhe qëndrimi prorus i të cilit e kanë bërë atë një “politikan ndryshe” në Bashkimin Evropian. Nëse Trump fiton, Orban mund të fitojë një aleat të rëndësishëm në krye të Shtëpisë së Bardhë. Një nga njerëzit kryesorë të ngarkuar për të krijuar lidhjen midis “demokracisë joliberale” të Orbanit dhe konservatorëve amerikanë është Rod Dreher, një mendimtar dhe shkrimtar i njohur amerikan i krahut të djathtë, që punon pranë zyrës së Orbanit.
“Ai nuk kishte asgjë për të humbur duke dalë 100 për qind për Trump,” i tha Dreher AFP-së, duke shtuar se Hungaria mund të “godasë xhekpotin” dhe të fitojë një “mik të fuqishëm”. Hungaria, e cila aktualisht mban presidencën e radhës të BE-së, ka përplasje të shpeshta me Brukselin për sundimin e ligjit dhe një gamë të gjerë çështjesh të tjera. Instituti Danub, ku punon Dreher, është një nga grupet e mendimit pro-qeveritar i fokusuar në kultivimin e marrëdhënieve të mira me figurat konservatore në anën tjetër të Atlantikut.
Ora 16.20 I dënuar nga Gjykata, por Trump sot mund të votojë
Shteti i Floridës e kthen në një sfidë të vërtetë rikthimin e të drejtës për të votuar për njerëzit me dënime për krime. Por ish-presidenti Donald Trump nuk do të ketë asnjë problem të votojë sot. Trump u dënua nga Gjykata e Manhattan në fillim të 2024-ës për falsifikim të të dhënave të biznesit lidhur me pagesat për të blerë heshtjen në vitin 2016, në adresë të yllit të filmave për të rritur, Stormy Daniels. Ndaj tij rënduan 34 akuza. Ish-presidenti i parë amerikan i dënuar për një krim, Donald Trump është planifikuar të njihet përfundimisht me vendimin e gjykatës më 26 nëntor.
Ora 16.00 Joe Biden do t’i ndjekë rezultatet nga Shtëpia e Bardhë
Emri i presidentit amerikan Joe Biden nuk do të shfaqet në fletëvotimet të martën, por rreziku është i madh për presidentin 81-vjeçar dhe trashëgiminë e tij, gjersa ai pret të shohë nëse vendi do të dërgojë Donald Trump apo Kamala Harris në Shtëpinë e Bardhë, vitin e ardhshëm. Biden ka mbajtur një profil relativisht të ulët ditët e fundit dhe pritet të bëjë të njëjtën gjë edhe sot. Ai dhe Zonja e Parë Jill Biden do të shikojnë rezultatet e zgjedhjeve nga rezidenca e Shtëpisë së Bardhë me këshilltarë dhe staf të lartë të Shtëpisë së Bardhë, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Biden, i cili nuk ka asnjë ngjarje publike në orarin e tij, pritet të marrë përditësime të rregullta ndërsa gara zhvillohet në gjithë vendin. Zgjedhjet e sotme duken shumë më ndryshe nga ajo që Biden parashikonte disa muaj më parë, pasi ai shpresonte se votuesit do ta zgjidhnin atë për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë – dhe rezultati mund të ndihmojë në përcaktimin se si mbahet mend presidenti.
Ora 15:37- Vendvotimet hapen në katër shtete të tjera amerikane, përfshirë Kaliforninë dhe Nevadën, si ndahen votat
Sapo ka kaluar ora 07:00 në shtetet perëndimore të SHBA (15:00 GMT) dhe qendrat e votimit janë hapur zyrtarisht në Kaliforni, Idaho, Nevada dhe Oregon. Të vetmet shtete që kanë mbetur për të filluar votimin tani janë Alaska dhe Hawaii.
Kalifornia ka 54 vota elektorale – më së shumti nga çdo shtet në SHBA, por konsiderohet një shtet i murit blu pasi hera e fundit që votoi për një kandidat republikan ishte në 1988.
Nevada, e cila ka gjashtë vota elektorale, është e fundit nga shtatë shtetet që hapin qendrat e votimit sot.
Si kujtesë, shtetet i japin të gjitha votat e tyre të kolegjit elektoral kujtdo që fiton shumicën e votave të shtetit.
Për shembull, nëse një kandidat fiton 50.1% të votave në Kaliforni, atij i jepen të gjitha 54 votat elektorale të shtetit. Një kandidat që fiton një shtet me shumicë votash do të merrte të njëjtin numër votash elektorale.
Ora 15.35 APELI/ “Dhuna nuk ka vend në procesin demokratik”, Prokurorët e Përgjithshëm amerikanë kërkojnë një “transferim paqësor të pushtetit”
Prokurorët e përgjithshëm nga 47 shtete dhe tre territore të SHBA, po u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë paqësorë dhe të “dënojnë paraprakisht çdo akt dhune që lidhet me rezultatet”. Deklarata, e lëshuar të martën, u nënshkrua nga kryeprokurorët e çdo shteti të SHBA-së, përveç Indianës, Montanës dhe Teksasit.
Prokurorët e përgjithshëm nga Distrikti i Kolumbisë dhe territoret amerikane të Samoas Amerikane, Ishujt Mariana Veriore dhe Ishujt e Virgjër të Shteteve të Bashkuara nënshkruan gjithashtu.
Ora 15.30 Zgjedhjet në SHBA/ Harris apo Trump, zbulohen fletët e votimit, ja si plotësohet
Në SHBA, fletëvotimi në ditën e zgjedhjeve presidenciale mund të jetë e gjatë, dy ose tre faqe të bardha. Ato përmbajnë jo vetëm një vend për të votuar për Kamala Harris ose Donald Trump, por edhe për Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit, si dhe iniciativa dhe propozime lokale, të tilla si financimi për shërbimet komunitare. Kur qytetarët amerikanë mbushin fletët e votimit, ata bëjnë një rreth në vend që të shënojnë një ‘tick’ ose një x në një kuti. Mund të duhen rreth 10 minuta për të plotësuar një.
Ora 14.46 – Paralajmërimi: Rusia dhe Irani po shtojnë përpjekjet për të ndikuar në zgjedhje
Vetëm disa orë përpara se dhjetëra miliona amerikanë të drejtoheshin në qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale, agjencitë amerikane të zbulimit lëshuan një paralajmërim rreth përpjekjeve të huaja për të nxitur dyshime në procesin e votimit dhe duke paralajmëruar se përpjekjet rrezikojnë të nxisin dhunë kundër zyrtarëve të zgjedhjeve. Në një deklaratë të përbashkët të hënën vonë, zyrtarët federalë vunë në dukje një artikull të fundit të postuar nga aktorë rusë duke pretenduar në mënyrë të rreme se zyrtarët amerikanë po organizonin një plan për të kryer mashtrime, si dhe një video që përshkruante në mënyrë të rreme një intervistë me një individ, i cili pretendonte për mashtrime zgjedhore në Arizona.
Ora 14: 00- “Ky është momenti për të bërë zërat tuaj të dëgjohen”, Harris dhe Trump me mesazhe për votuesit: “Së bashku mund ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”
Kamala Harris dhe Donald Trump po u bëjnë thirrje votuesve që të drejtohen drejt kutive të votimit ndërsa qendrat kanë filluar të hapen në të gjithë SHBA-në.
Në postimin e saj të parë për X, Harris tha: “Amerikë, ky është momenti për të bërë zërat tuaj të dëgjohen”.
Ndërkohë, Trump, në një postim menjëherë pas tubimit të tij të fundit në Michigan, tha: “Është koha të dalim dhe të votojmë. Kështu që, së bashku mund ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”.
Ora 13:35- Nga aborti te përdorimi i marijuanës apo referendumet, ja për çfarë tjetër votojnë amerikanët sot
Zgjedhjet e 5 nëntorit kanë një rëndësi kyçe për SHBA-të. Nuk është vetëm një zgjedhje midis Kamala Harris dhe Donald Trump sot, votuesit në Amerikë kanë shumë të tjera për të vendosur.
Po për çfarë tjetër po votojnë amerikanët sot?
Të drejtat e abortit janë në fletëvotim në 10 shtete, përfshirë shtetet e fushëbetejës së Arizonës dhe Nevadës.
Një e treta e Senatit të SHBA, 34 nga 100 vendet e tij – është gjithashtu në dispozicion. Demokratët aktualisht kontrollojnë Senatin me një diferencë prej një vendi
Në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, dhoma e ulët e Kongresit, të gjitha 435 vendet janë në zgjedhje, siç ndodh çdo dy vjet. Republikanët aktualisht kanë një shumicë të vogël
Përdorimi i marijuanës rekreative ose mjekësore është gjithashtu në fletëvotim në katër shtete – Florida, Nebraska, Dakota e Veriut dhe Dakota e Jugut.
Referendumet për votimin dhe zgjedhjet – në disa zona, votuesit do të zgjedhin gjithashtu se si duan të zhvillohen zgjedhjet e tyre
Ora 13.23 Zgjedhjet Presidenciale, ja shtetet ku ka nisur votimi në SHBA
Sapo ka kaluar ora 7 e mëngjesit me orën lindore dhe votimi sapo ka filluar në një numër shtetesh anembanë SHBA-së, duke përfshirë shtetet në fushëbetejë të Xhorxhias, Pensilvanisë dhe Miçiganit (disa vende hapen në 8 të mëngjesit ET). Votimi është hapur gjithashtu në: Alabama, Delaware, District of Columbia, Florida (08:00 ET në pjesë të Florida Panhandle me orën qendrore), New Hampshire (orët e hapjes ndryshojnë sipas qarkut me më të hershmen duke filluar në 7 të mëngjesit ET), Illinois, Indiana, Kansas, Luiziana, Maryland, Massachusetts, Misuri, Rhode Island (Vendimet në New Shoreham hapen në 9 të mëngjesit ET), Karolina e Jugut dhe Wyoming.
Ora 12.40 FOTO/ Amerikanët përgatiten për trazira, bizneset vendosin mburoja rreth godinave, masa edhe nga institucionet
Në Uashington DC, shumë biznese po marrin masa për t’u përgatitur në rast trazirash të mundshme gjatë ditës së sotme, ose nesër pas publikimit të rezultateve. Disa prej tyre kanë veshur me mbrojtëse druri dritaret duke pasur frikë për situata të dhunshme që mund t’u shkaktojnë dëme materiale. Qindra roje kombëtare janë gjithashtu në gatishmëri në kryeqytetin amerikan, si dhe në shtete të tjera – duke përfshirë Alabamën, Arizonën, Delawar, Illinois, Karolinën e Veriut dhe New Mexico.
Ora 12.15 Nga magjitë te lutjet e veçanta te hyjnia hindu/ Si do ndiqen zgjedhjet amerikane nga Parisi në fshatin e stërgjyshërve të Harris
Nga Brazili në Irlandë, nga Gjermania në Karaibe, votimi presidencial i këtij viti, do të ndiqet me një interes të veçantë për rezultatin. Në Parish St Ann, Xhamajka – dhe veçanërisht në Browns Town, ku lindi babai i Harris, Donald dhe kandidatja demokrate kaluan shumë pushime të lumtura fëmijërie – mbështetësit e saj planifikojnë festime, pije alkoolike dhe tubime të tjera shoqërore.“Unë parashikoj një garë të ngushtë, por pres një fitore të Kamala Harris sepse ajo është një dinamit dhe po lutem që, në interes të demokracisë, të fitojë”, tha 74-vjeçari, Delroy Redway. Redway, vëllai i të cilit do të organizojë një festë në qendrën e tij sportive, tha se Browns Town ishte në një “teh thikë” për Harris, të cilën njerëzit e konsiderojnë një “motër të vogël”. “Gjyshi i saj është varrosur në kishën anglikane, pikërisht atje në Browns Town … kështu që ne do të festojmë fitoren e saj”, tha ai. Kryetari i bashkisë së St Ann Parish, Michael Belnavis, po planifikon gjithashtu një festë. Një fitore e Harris, tha ai, do të ishte një sinjal se demokracia është e gjallë dhe mirë në SHBA. “Siç e dini, Shën Ana është veçanërisht afër saj”, tha Belnavis.
Ora 12.00 Amerikanët i drejtohen qendrave të votimit, kur priten rezultatet e para
Dita e zgjedhjeve ka mbërritur në Amerikë, me dhjetëra miliona votues të vendosur të shkojnë në kutitë e votimit të martën në një nga garat më të ngushta në historinë moderne të SHBA. Demokratja Kamala Harris dhe kundërshtari i saj republikan, Donald Trump nga sondazhet duken shumë pranë. Në 7 shtetet e rëndësishme të lëvizjes – Michigan, Wisconsin, Pensilvania, Arizona, Nevada, Xhorxhia dhe Karolina e Veriut – tabloja ishte e njëjtë. Sondazhet e fundit nuk kanë mundur të dallojnë një model apo avantazh të qartë as për Harrisin dhe as për Trumpin në këtë fushëbetejë elektorale, megjithëse shumica e ekspertëve pajtohen se kushdo që fiton shtetin e brezit Rust të Pensilvanisë ka të ngjarë të ketë një avantazh të qartë.
Ora 11:40 Trump thotë se po kandidon kundër ‘sistemit të keq demokrat’
Ish-presidenti Donald Trump përdori tubimin e tij të fundit të fushatës në Grand Rapids, Michigan, për të sulmuar demokratët e profilit të lartë, përfshirë Presidentin Joe Biden dhe ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. Trump u tha të pranishmëve se ai “nuk kandidon” vetëm kundër zv.Presidentes Kamala Harris. “Unë jam duke kandiduar kundër një sistemi të keq demokrat,” tha ai. “Këta janë njerëz të këqij.”
Ora 11.50 Nis hapja e qendrave të votimit
Është ora 05:50 në Bregun Lindor të Amerikës. Qendrat e Votimit janë hapur në Vermont. Mediat amerikane raportojnë se qytetarët e parë i janë drejtuar kutive për të hedhur votën mes Donald Trump dhe Kamala Harris.
Ora 10.20 Trump-mbështetësve: Jeni fajtorë po nuk e munda Harris
Në tubimin e fundit të fushatës së ish-Presidentit Donald Trump në Grand Rapids, Michigan, kandidati republikan presidencial u bëri thirrje mbështetësve që të drejtohen në qendrat e votimit, ndërsa gjithashtu hodhi përsëri dyshime mbi sigurinë e procesit zgjedhor. Shumë herë gjatë fjalimit të tij, Trump u tha mbështetësve që të dilnin në kutitë e votimit. Megjithatë, duke qenë se tubimi po ndodhte pas mesnate, njerëzit në turmë filluan të bërtasin “sot” dhe më pas Trump tha në mënyrë të rreme se zgjedhjet po ndodhnin të mërkurën. “Tingëllon shumë më mirë kur thua nesër, e mërkurë”, tha Trump, Trump më pas u shpreh se mbështetësit e tij mund të jenë fajtorë nëse ai nuk mposht zëvendëspresidenten Kamala Harris.
Ora 10.00 Harris apo Trump/ Sa vota të Kolegjit Zgjedhor parashikohet të fitojnë kandidatët. Sondazhet e ditës së zgjedhjeve
Sondazhet dhe parashikimet tregojnë një garë të ngushtë midis zv.Presidentes Kamala Harris dhe ish-Presidentit Donald Trump, ndërsa votuesit shkojnë drejt qendrave të votimit në ditën e zgjedhjeve. Të dy kandidatët mbajtën fjalimet e tyre përfundimtare të hënën për votuesit në shtetet e lëkundura që do të vendosin për një zgjedhje që do të jetë historike, se kush nga kandidatët, Trump apo Harris do të fitojë. Harris do të ishte gruaja e parë, gruaja e parë me ngjyrë dhe personi i parë me origjinë nga Azia Jugore që do të zgjidhej president nëse mposht Trumpin. Nëse Trump fiton, ai do të ishte presidenti i parë i ardhshëm që do të ishte paditur dhe dënuar për një krim, si dhe presidenti i dytë në histori që fitoi mandate jo të njëpasnjëshme në Shtëpinë e Bardhë. Harris e kaloi të hënën duke bërë fushatë në Pensilvani – 19 votat e tij elektorale e bëjnë këtë shtet “çmimin” më të madh midis shteteve të fushëbetejës që do të përcaktojnë fituesin e Kolegjit Zgjedhor. Trump mbajti mitingje në Karolinën e Veriut dhe Pensilvani përpara se të përfundonte fushatën e tij me një tubim në Grand Rapids, Michigan, të hënën mbrëma.
Ora 09.00 Zgjedhjet në SHBA, çfarë duhet të dini për exit poll-et e ditës së zgjedhjeve
Kushdo që ka ndjekur mbulimin e Ditës së Zgjedhjeve në SHBA në të kaluarën, ndoshta ka dëgjuar për exit polle-et. Ato janë sondazhe të kryera, ndërsa votuesit largohen nga qendrat e tyre të votimit në ditën e zgjedhjeve. Arritja e votuesve në atë moment ndihmon për t’u siguruar që njerëzit e anketuar kanë votuar vërtet. Anketat tregojnë se cilat çështje ishin të rëndësishme në zgjedhje dhe sa të rëndësishme janë grupet demografike.
Ora 08.00 SHBA del nga NATO? Cilat janë skenarët ekstremë nëse fiton Trump
Katër vjet më parë, shumë diplomatë dhe zyrtarë ushtarakë ndjeheshin të lehtësuar pas rezultateve. Vitet e Trumpitmë në fund mbaruan, që ishte një ndjenjë lehtësimi e përhapur në selinë e NATO-s. Katër vjet me radhë kreu i vendit më të rëndësishëm të NATO-s ishte i paparashikueshëm me lëvizjet e tija arbitrare.
Ora 07.40 Garë kokë më kokë mes Trump dhe Harris. Kur do të njihemi me Presidentin e ri të SHBA?
Gara “kokë më kokë” mes Trump dhe Harris! Kur do ta zbulojmë se kush i ka fituar zgjedhjet në SHBA? Në disa gara presidenciale, fituesi është shpallur vonë natën e zgjedhjeve, ose herët në mëngjes. Këtë herë, gara mund të nënkuptojë që mediat duhet të presin më gjatë përpara se të parashikojnë se kush ka fituar.
Ora 07.00 Nis numërimi i votave me postë. Në Dixville Notch, Trump dhe Harris ndahen me nga 3 vota
Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump janë barazuar me nga tre vota secili në qytezën e vogël të Dixville Notch (New Hampshire). Qyteti i pa inkorporuar, i vendosur përgjatë kufirit SHBA-Kanada në skajin verior të New Hampshire, hapi dhe mbylli votën e tij vetëm pas mesnatës në një traditë që daton që nga viti 1960. Nga gjashtë votuesit e regjistruar në qytet, tre vota u hodhën për zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe tre vota shkuan për ish-presidentin Donald Trump.
Ora 04:24 – Harris shpreh mbështetje për Porto Rikon në emisionin radiofonik në gjuhën spanjolle
Në një intervistë radiofonike në gjuhën spanjolle të lëshuar të hënën, nënpresidentja Kamala Harris përsëri shprehu mbështetjen e saj për Porto Rikon. “Angazhimi im ndaj Porto Rikos është i gjatë. Edhe kur isha në Senatin e Shteteve të Bashkuara si përfaqësues i Kalifornisë, mora përsipër përgjegjësinë për t’i dhënë prioritet nevojave të Porto Rikos, sepse isha e vetëdijshme që Porto Riko nuk kishte një senator amerikan dhe kështu isha përgjegjës për duke marrë më shumë burime në Porto Riko”, tha ajo në një intervistë në Univision Radio.
Ora 04:27 Vance: Pensilvania do largojë mbeturinat nga Uashingtoni
Senatori JD Vance dha mesazhin e tij përmbyllës për votuesit e Newtown të Pensilvanisë, të hënën, duke mbrojtur që ish-presidenti Donald Trump të zgjidhet përsëri në Shtëpinë e Bardhë. Vance i tha turmës se e vetmja mënyrë që vendi të drejtohej nga një person i përshtatshëm ishte vota për Trump.
Ora 03:53 Megyn Kelly mbështet Trump
Megyn Kelly thotë se mbështet Trump sepse ai do të jetë një “mbrojtës i grave”. Megyn Kelly doli në skenë në mitingun e ish-presidentit Donald Trump në Pittsburgh, Pennsylvania, të hënën. Personaliteti konservator i medias shpjegoi pse po e mbështet Trumpin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, duke thënë: “ai do të jetë mbrojtës i grave dhe kjo është arsyeja pse unë po votoj për të”.
Ora 03:50 Këshilltarja e Harris: Fitojmë 7 shtetet kyçe
Këshilltarja e lartë e Harris thotë se ajo mund të fitojë të 7 shtetet swing. David Plouffe, një këshilltar i lartë i Zëvendës Presidentes Kamala Harris, i tha Erin Burnett të CNN të hënën mbrëma se fushata beson se mund të fitojë të shtatë shtetet swing. “Është shumë e rëndësishme që ne të kemi rrugë të shumta për të arritur te 270 votat elektorale, dhe ju e dini, vetëm disa orë më parë, duke shqyrtuar të gjitha të dhënat e hershme të votimit, atë që ne po projektojmë për ditën e zgjedhjeve, si mendojmë se të pavendosurit po kalojnë, ne kemi një rrugë të sigurte se në të shtatë shtetet nesër mbrëma do votohet për Kamalan”, tha Plouffe.
Ora 03:30 Harris viziton restorantin porto-rikan
Zëvendëspresidentja Kamala Harris vizitoi një restorant portorikan në Reading, Pensilvani, të hënën mbrëma, i shoqëruar nga guvernatori i shtetit, Josh Shapiro dhe Rep. Alexandria Ocasio-Cortez nga Nju Jorku. Zëvendëspresidentja e kandidaturës demokrate për president Kamala Harris viziton restorantin Old San Juan Cafe me pronaren e restorantit Diana de La Rosa dhe Rep. Alexandria Ocasio-Cortez, gjatë një ndalese fushate në Reading, Pa., 4 nëntor 2024.
Ora 03:20 Joe Rogan mbështet Donald Trump për president
Joe Rogan ka mbështetur ish-presidentin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Mbështetja e prezantuesit të podkastit shoqëroi publikimin e një interviste tre-orëshe me Elon Musk, duke bërë të mundur mbështetjen e tij për Trump.
Ora 03:26 Michelle Obama mbështetje për Harris
Michelle Obama shkoi në rrjetet sociale për të ndarë një “mesazh për të gjithë të rinjtë “, duke i inkurajuar ata të votojnë për Zëvendës Presidenten Kamala Harris si presidenten e ardhshme të Shteteve të Bashkuara.
(BalkanWeb)