Ish-presidenti Donald Trump parashikohet të kape 302 vota elektorale, sipas New York Times, teksa është shumë pranë fitores për të marrë një mandat të dytë si kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Në projeksionet e fundit, para zyrtarizimit të rezultatit NYT parashikon se ka 95% shanse për një fitore të Donald Trump.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë që po fiton dhe në Pensilvani. Kjo është fitorja më e rëndësishme për Trump deri më tani. Ai tani është tre vota elektorale larg nga fitimi i presidencës.

Fushata e Harris e identifikoi Pensilvaninë si një nga tre shtetet e Rust Belt në “rrugën e saj më të qartë për 270 vota elektorale”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb