Përmes një postimi në facebook, ish deputetja e LSI, Keidi Mehmetaj reagon lidhur me vonesat e KQZ në nxjerrjen e rezultatit të zgjedhjeve.


“Durim miq, duhet mirëkuptuar vonesa e KQZ për nxjerrjen e rezultatit.


Ndodhi edhe precedenti i papritur…Si asnjëherë më parë, partia që konkuron për vendin e parë, është “Partia e Votave të Pavlefshme”. Gara është tepër e fortë për vendin e parë. Burime nga brenda KQZ bëjnë me dije se PS është “rrotë më rrotë” me Partinë pa adresë.”- shkruan Mehmetaj, ndërsa shton se aq e komplikuar duket kjo situatë, sa pritet të kërkohet edhe opinioni i Komisionit të Venecias.


“Ndaj, durim miq! Durim edhe pak, sa KQZ të mbledhë veten e të gjejë zgjidhjen për këtë problem.” -përfundon Mehmetaj reagimin e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb