TIRANE– Ish-ministri i Partisë Demokratike Genc Ruli, e ka cilësuar katastrofik rezultatin e deritanishëm të opozitës në zgjedhjet parlamentare, pavarësisht se kanë ngelur ende kuti pa u numëruar.

Me anë të një postimi në faqen e tij të ‘Facebook”-ut, Ruli i ka kthyer përgjigje pyetjes së një qytetareje se ku do të kthej ai të kandidonte në Gjirokastër. Ai theksoi se ishte tërhequr nga politika aktive, ndërsa shtoi se duhet kohë për të analizuar rezultatin.

POSTIMI I GENC RULIT
Lori me vjen keq, por nuk të falenderoj dot për komentin tënd dashamirës. Ky rezultat tregon një problem të madh, që ndoshta sot për sot, nuk mund ta kuptojmë. Zgjuarsia e vërtetë e një njeriu politik është që para se gjithash të kuptojë kthjellet kohën dhe tarikatin e vlerave që qytetarët vlerësojnë atë moment. Ne këtë kuptim që prej një viti i jam larguar politikës aktive duke kuptuar që disa politikane dhe une mes tyre s’kemi me lidhje me vlerat që preferon sot zgjedhësi. Por dhe as përshtatemi dot me me ato vlera. Mjerë ata që se kanë kuptuar këtë. Por mjerimin jua përcollën votuesve të PD duke ju prodhuar këtë rezultat katrastofik…
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: