Haxhire Gurakuqi, është 90-vjeçarja që e gjeti veten pa kuptuar si pronare multimilionere nga afera e inceneratorëve.
Po çfarë ka ndodhur këto kohë me të? Në Ditën Botërore të të Moshuarve, News24 u takua me Haxhirenë.
Ajo ndodhej ende në shtëpinë e të moshuarve, me disa brenga brenda saj. Pak para që i kishin dhuruar për operim, banka ia ka bllokuar pasi rezulton debitore ndaj saj. Ajo tregoi se nuk e di kush e implikoi në këtë histori dhe bën thirrje ndaj qeverisë, që t’i japë mbrapsht paratë, pasi ka nevojë urgjente për të operuar sytë.