LEZHË

Është riaktivizuar vatra e zjarrit në malin e Shëngjinit në Lezhë.

Terreni malor vështirëson izolimin e vatrës së zjarrit.

Zjarrfikëset dhe policia në terren, kurse në ndihmë ka ardhur edhe ushtria.

Në ndihmë për të shuar flakët e zjarrit kanë ardhur edhe zjarrfikëset nga Tirana, Shkodra dhe Mirdita.

Gjatë ditës së sotme, presidenti Ilir Meta i shqetësuar nga situata iu ka bërë thirrje  Forcave të Armatosura, Ministrisë së Brendshme, Emergjencave Civile dhe drejtuesve të pushtetit vendor në këto qarqe të marrin menjëherë masa për të neutralizuar vatrat e zjarrit.

Mesazhi i Metës:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të shkaktuar nga përhapja masive e zjarreve në disa qarqe të vendit, veçanërisht në Gjirokastër dhe Lezhë.

Presidenti Meta inkurajon personelin e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme, njësitë e Emergjencave Civile, si dhe drejtuesit e pushtetit vendor në këto qarqe, për marrjen e menjëhershme të të gjitha masave efektive të emergjencës, për të neutralizuar vatrat e zjarrit dhe për t’iu ndodhur pranë qytetarëve të cilët mund të rrezikohen nga përhapja masive e tyre.

Presidenti Meta duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, u bën thirrje dhe nxit institucionalisht autoritetet qendrore e vendore, për koordinimin në kohë, me qëllimin përballimin me efektivitet të situatës, për t’u ardhur në ndihmë zonave të prekura nga zjarret, veçanërisht për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: