Venezuela ka pranuar riatdhesimin e emigrantëve të saj të paligjshëm të pranishëm në Shtetet e Bashkuara, përfshirë anëtarët e bandës kriminale Tren de Aragua. Këtë e ka bërë të ditur presidenti amerikan Donald Trump përmes një mesazhi në rrjetin e tij social “Truth”.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë u gëzua për kthimin në shtëpi të pengjeve amerikanë të liruar nga Karakasi më 31 janar, pas takimit të të dërguarit të tij special Richard Grenell dhe presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro dhe bëri të ditur se me këtë marrëveshje është arritur riatdhesimi i emigrantëve.
Sipas presidentit amerikan Venezuela , do të kujdeset për transferimin e tyre.
Ai më pas shtoi se administrata e tij po vazhdon me dëbimin e një numri rekord të migrantëve nga vende të ndryshme ,dhe se të gjitha shtetet e përfshira kanë rënë dakord të mirëpresin qytetarët e tyre.
Sipas tij numri i kriminelëve të dëbuar nga SHBA, është në rritje dhe se të dhënat për sigurinë kufitare janë më të mirat që nga mandati i tij i parë.
(BalkanWeb)