Të tjerë shtetas shqiptarë janë kthyer nga vendet e Bashkimit Europian pasi kanë shkelur kushtet e lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Sipas policisë, në aeroportin “Nënë Tereza”, Rinas janë riatdhesuar sot 36 shtetas shqiptarë me avion ‘charter’.

Ata u deportuan nga Franca, Holanda dhe Belgjika. Që nga 1 janari deri sot janë riatdhesuar mbi 2800 shtetas shqiptarë nga vendet e BE-së.

MB dhe Policia e Shtetit apelon çdo shtetas që tenton të shkelë kushtet e lëvizjes në zonën Shengen apo të kërkojë azil, se shanset janë zero, pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: