FRANCE

Franck Ribery pak ditë më parë postoi në rrejtet sociale një video, ku hante një biftek të Mbuluar me ar në restorantin Sat Bae, i cili kushton 1200 euro. Imazhet shkaktuan menjëherë indinjatën e tifozëve të cilët e akuzuan për hedhje të parave kot.


“Ai nuk di çfarë të bëj me paratë e tij” janë disa nga komentet poshtë videos së postuar nga futbollisti francez. Po ashtu edhe futbolisti nuk ka qëndruar pa replikuar me tifozët të cilëve i është drejtuar me këto fjalë: ” Suksesin tim ia dedikoj sidomos Perëndisë, vetes sime dhe prindërve të mia të cilët besuan tek unë.


Ndërsa për sa i përket atyre që kritikojnë veprimet e mi apse nuk flasim edhe për ato që unë jap për të tjerët. Por preferojnë të flasin për pushimet që unë kaloj me familjen, analizojnë të gjitha veprimet e mia deri tek ato se çfarë ha”- shkuan sulmuesi i njohur Bayern Mynih.


Por replika me tifozët nuk u kaluan pa vënë re nga klubi sportive i Bayern Mynih, i cili e gjobiti futbollistin e tij, por pa zbualuar shumën që duhet të paguajë shkruan Corriere.


(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb