Grintë, vendosmëri, por ndonjëherë edhe shpërthime si pasojë e karakterit të tij të fortë. Frenk Riberi ka qënë gjithmonë kështu, ndërsa edhe një herë nuk ka ndërmend të dorëzohet me lehtësi. Të gjithë janë të sigurt për largimin e tij nga Bajerni i Mynihut në fund të këtij sezoni. Por nuk mendon kështu mesfushori francez, që do të provojë me të gjitha mënyrat të bindë drejtuesit bavarez që t’i rinovojnë kontratën.

Telemmglpict000184035500 Xxlarge Trans Nvbqzqnjv4bqga42 Thgiellkupucoupmol1tqj75b48thavco84z7u
Telemmglpict000184035500 Xxlarge Trans Nvbqzqnjv4bqga42 Thgiellkupucoupmol1tqj75b48thavco84z7u

Në dy vitet e shkuara ia doli në dy raste ta bënte një gjë të tillë, ndërsa shpreson që kjo të ndodhë sërish për të tretin vit radhazi. “Në mynih kam kaluar 1/3 e karrierës sime. I jam mirënjohës këtij klubi që më ka pranuar ashtu siç jam. Nuk do ta tradhëtoj kurrë Bajernin. Mes nesh ka një histori dashurie. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Javët e ardhshme do takohemi dhe do vendosim. Por unë do të vazhdoj të luaj dhe të jap gjithçka për këtë skuadër”, është shprehur Riberi në një intervistë për “L’Equipe”. Gjithsesi, dëshira e mesfushorit do të jetë e vështirë për t’u realizuar, pasi Bajerni i Mynihut po përgatit një ndryshim gjeneratash në skuadër.

908371358.jpg.0
908371358.jpg.0

Bashkë me Riberi, në fund të sezonit skadojnë kontratat e Roben dhe Rafinja që gjithashtu do të largohen. Ndërkohë, klubi bavarez kërkon të shesë edhe dy qëndërmbrojtësit e tij, Mats Humels dhe Zherom Boateng.
balkanweb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb