FRANCE – Në një intervistë për “Sport Bild” trekuartisti i Bayern Munich, Frenck Ribery rikthehet të flasë për “Topin e Artë” sezonin e shkuar dhe duelin e tij me Cristiano Ronaldo-n.

“Kam mësuar shumë gjatë mbrëmies gala sezonin e shkuar. Sapo arrita aty, i thashë bashkëshortes që do humbisja. Pashë se si Balter përqafonte Ronaldon dhe se si e gjithë familja e tij ishte aty. Nuk jam një idiot, ishte e qartë që duhet të fitonte ai, në të kundërt nuk kishte pse të sillte të gjithë familjen. Do jetë e njëjta gjë edhe ketë vit. Unë mendoj se duhet ta fitojë një ndërmjet Manuel Neuer dhe Arjen Robben, nuk duhet të jetë ndryshe, por në fund vendimi do jetë sërish për arsye politike. Fabio Cannavaro e fitoi në 2006 vetëm se u shpall Kampion Bote, ishte një vendim i gjithi politik”, – u shpreh Ribery.

Një mendim rreth favoritëve për Topin e Artë ka dhënë edhe legjenda e futbollit Holandes Johan Cruff: “Unë për vete do zgjidhja një gjerman. “Topin e Arte” duhet ta fitojë njeri mes Lahm dhe Neuer. Lahm nuk bën punë të dukshme, por luan në 5 pozicione dhe kudo e bën në mënyrë të shkëlqyer. Neuer është Neuer, një portier i jashtëzakonshëm.”

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: