“Topi i Arte është politike”. Kështu është shprehur Franck Ribery. Përderisa janë Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, ai beson se lojtarët e tjerë nuk do të mund ta fitojnë këtë trofe. Francezi mendon se ky çmim është politik. “Për aq kohë sa do të jenë Ronaldo dhe Messi, lojtari i tretë që nominohet duhet ta kuptojnë se nuk ka shanse ta fitoj këtë çmim”, ka deklaruar ish- lojtari i Francës. “Është e njëjta histori që përsëritet çdo vit. Unë nuk e di se çfarë duhet të arrijë një lojtar që ta fitojë këtë çmim. Edhe triumfi në Botëror si duket nuk mjafton”, ka theksuar ai. “Neuer ka qenë portieri më i mirë në botë për dy ose tre vjet me radhë. Ai fitoi trofe me Bayernin, fitoi Kupën e Botës dhe ishte portieri më i mirë në Brazil. Me sa duket, kjo nuk mjafton. Unë thjesht nuk e kuptoj këtë. Kjo është vetëm politikë për mua.””, tha Ribery. Ribery ishte finalist për Topin e Artë vitin e kaluar, por çmimin e fitoi Cristiano Ronaldo, i cili edhe këtë vit morri këtë çmim.
(o.d/BalkanWeb)




Etiketa: