Ekipi i filmit të famshëm Pretty Woman ( Gruaja e Bukur) është mbledhur pas 25 vitesh, ku kanë treguar disa nga “sekretet” e filmit të viteve 1990. Julia Roberts, tani 47 vjeçe i dhuroi një puthje Richard Gere, 65 vjeç në emisionin special Today, që i kushtohej filmit.

Bashkë me ta ishin edhe kolegët Hector Elizondo, 78 vjeç dhe Laura San Giacomo, 52 vjeçe si dhe regjisori 80 vjeçar, Garry Marshall. Ritakimi pas 25 vjetësh u shoqërua me shaka dhe shumë të qeshura.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb