Festivali i Filmit në Venecia mblodhi këtë vit disa nga emrat më të mëdhenj të Hollyëoodit dhe vëmendje të veçantë tërhoqi Richard Gere, i cili u shfaq në tapetin e kuq me gruan dhe djalin e tij.

Aktori ishte në humor të mirë dhe me gatishmëri pozoi për fotografët dhe firmoste autografe.

Në një moment, ai u gjunjëzua para gruas së tij 33-vjet më të re, bashkëshortes Alejandra Silva dhe qëndroi i tillë ndërsa fotoreporterët bënin imazhe tërheqëse.

Nuk ka kaluar pa u vënë re as djali i Gerit, Homeri, të cilin e kishte në martesë me ish-bashkëshorten e tij, Carey Loëell.

Ky i ri 24-vjeçar ka pozuar me babanë e tij të famshëm dhe shumë veta vunë re se nga Richard ka trashëguar pamjen tërheqëse, por edhe sharmin me të cilin dallohet Gere.

Meqë ra fjala, Homeri studioi neuroshkencën njohëse dhe artet pamore në Universitetin Broën dhe ndoqi gjurmët e babait të tij dhe filloi aktrimin. Ai gjithashtu shkruan skenarë dhe drejton filma, dhe shumë parashikojnë një të ardhme të shkëlqyer për të në Hollyëood.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb