Richard Gere ka shitur shtëpinë e tij luksoze në Konektikat për 10.75 milionë dollarë ndërsa përgatitet të transferohet në Spanjë. Aktori 75-vjeçar bleu rezidencën në qytetin e New Canaan në vitin 2022 për 10.8 milionë dollarë nga çifti i famshëm Paul Simon dhe Edie Brickell, siç raportohet nga media lokale New Canaan Advertiser.

Çifti e kishte shitur pronën me një humbje të konsiderueshme, pasi e kishte blerë për 16.5 milionë dollarë 17 vjet më parë. Gere jetoi në rezidencë me gruan e tij, Alejandra Silva, për dy vjet dhe mendoi ta kthente atë në një fermë. Shtëpia e vitit 1938 ka 6 dhoma gjumi, 11 banja, një pishinë, kopshte të shumta dhe një shtëpi pritjeje me tre dhoma. Prona ka 32 hektarë.

Aktori foli hapur për dëshirën e tij për të jetuar jashtë vendit. Që nga martesa e tyre në vitin 2018, Gere dhe Silva kanë jetuar në Shtetet e Bashkuara. Sidoqoftë, në një intervistë me Vanity Fair të Spanjës në prill 2024, ai zbuloi se dëshiron të kalojë më shumë kohë në vendlindjen e gruas së tij, Spanjën, duke e lejuar atë të jetë pranë të afërmve të saj.

“Do të jetë e mrekullueshme që Alejandra të jetë më pranë familjes, miqve dhe kulturës së saj”, tha Richard Gere. “Ajo ishte shumë bujare për të më dhënë gjashtë vjet të jetoj me të, kështu që është e drejtë që t’i jap asaj të paktën gjashtë të tjera që jetojë në botën e saj.”

“Unë e dua Spanjën dhe aftësinë e popullit spanjoll për të jetuar me gëzim dhe lumturi,” tha Geer. Pavarësisht lëvizjes, ai zbuloi në intervistën e tij për Vanity Fair se zotëron edhe një shtëpi “në vendin afër Nju Jorkut”, duke ruajtur kështu një lidhje me Shtetet e Bashkuara. Çifti u njohën në vitin 2014 në Positano të Italisë, në hotelin e famshëm Treville.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: