Plot 30 vjet pasi e ka nisur karrierën e tij muzikore me grupin për fëmijë, ‘Menudo’, këngëtari, Ricky Martin po e përdor muzikën dhe famën e tij që të ndihmojë luftën kundër trafikimit të fëmijve.

43-vjeçari që sapo e ka publikuar albumin e ri, “A Quien Quiera Escuchar”, është deklaruar për Reuters se atij i pëlqen të dalë para masës dhe të flasë rreth fëmijëve që detyrohen të merren me prostitucion apo pornografi.

Gjatë intervistës Martin ka thënë se qëllimi tjetër i madh është të luftojë për komunitetin e tij, atë LGBT.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: