SHBA

Ricky Martin bëhet baba për herë të tretë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë këngëtari i njohur me anë të një njoftimi në Instagram. “Jemi shumë të lumtur t’ju njoftojmë se jemi bërë prindër të një vajze të bukur dhe të shëndetshme, Lucia Martin-Yosef.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo ditëlindje dhe këto Krishtlindje kanë qenë të mrekullueshme( këngëtari ka lindur më 24 dhjetor). Vëllezërit e saj, unë dhe Jwan jemi të dashuruar marrëzisht me këtë vogëlushe dhe e kemi nisur 2019 me dhuratën më të bukur që mund të kishim” -shkruan këngëtari në rrjetin social.

47-vjecari dhe bashkëshorti i tij, Jëan Yosef janë prindër të binjakëve, Valentino dhe Matteo, të cilat kanë lindur në vitin 2008.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb