NGA ARTAN FUGA*

Kjo puna që parkimet në Tiranë të jenë me lekë për ata që vijne nga rrethet e tjera dhe jo per tiranasit eshte nje pese me hic dhe shkel kushtetuten me te dyja kembet. Qytetaret e Shqiperise nuk mund qe disa te kene privilegje dhe te tjere te diskriminohen. I gjithe territori publik eshte i barabarte si akses per te gjithe. Pranda nese behet ndryshe per disa e ndryshe per disa eshte shkelje e barazise te shtetasve.
Ky quhet rifeudalizim i Tiranes. Kush kalon nga toka ime paguan. Kjo sjell pengesa ne zhvillimin ekonomik dhe kulturor te vendit.
Kur te shkoje tiranasi i dashur per pushime, tregti, a sherbim ne Durres, Korce, Pogradec, Shkoder, Kukes, etj., atje do te detyrohet te paguaje gjithashtu edhe atehere do ta shohi sesa bukur eshte qe bashkatdhetareve te tij t’i kerkoje leke per parkim.
Fillimisht do te paguajne ata sklleverit e rretheve, pastaj do t’u vije rradha tiranasve sepse edhe keta do te shohin se hapesirat e parkingut me pagese do te ngushtohen, ata do te detyrohen ose t’i fusin makinat ne xhep, ose t’i parkojne ne zonat me pagese ndonese jane tiranas.
Por, Tirana sikurse eshte zhvilluar keto dy dekada nuk ka fuqi te mbledhe buxhete per t’u mbajtur prandaj germon ne xhepat e qytetareve derisa nje dite do te shohi se edhe qytetaret kane nje kufi ne vuajtjen e tyre.

Parking me leke??? /A jeni ne metro mo ???
Ne Tirane do u bekan parkingjet me leke, pra kur dikush parkon ne rruge duhet te paguaje.
Une shpresoj se nuk do te vendosin ca rome simpatike qe te na mbledhin lekun per parkim si deritani dhe pastaj te bejne kerdine me korrupsion. Besoj se do te vendosin orodatore, pra ato aparatet elektronike ku paguhet dhe merr kuponin dhe veprimi rregjistrohet.
Pastaj duhet te punesojne disa qindra punonjes bashkie qe te verifikojne nese njerezit kane paguar ose jo dhe nga nje polic prane cdo aparati qe askush te mos i shqyeje dhe te vjedhi leket qe gjenden aty.
Por, nuk e kisha fjalen ketu. Po na e shesin se keshtu, duke bere parkimin te buza e rruges me leke Tirana do u beka qytet modern si Parisi, Londra, Moska apo Kievi…
Aferim.
Por krahasimi me qytetet perendimore nuk ka piken e lidhjes, eshte nje spekulim prej njerezish qe as ere nuk i kane marre Perendimit, jo ta njohin.
E para, ndertesat jane bere dhe shiten parkingje qe ne Perendim si rregull shiten bashke me apartamentin. Kurse ketu te ne te blesh nje parking duhet te jesh deputet, minister ose punonjes dogane.
E dyta, shume qytete perendimore, kane laqje te tera me vila ku qytetari fut veturen e tij dhe nuk paguan gjer sepse e ka brenda oborrit te tij.
E treta, perendimori si rregull ne fakt nuk paguan asgje per parkimin te shtepia sepse ai perpara ores 9 iken ne pune, e mban veturen atje pa pagese dhe kur kthehet pas ore 18 te lagja nuk ka nevoje te paguhet sepse fillon ora e parkimit pa pagese.
E katerta, ne cdo lagje ka kaq shume zona
te menduara qe ata qe nuk kane pare per ta parkuar veturen me pagese, ta parkojne pak me larg shtepise te tyre pa pagese.
E pesta, institucionet e qyteteve perendimore si edhe marketet e medha brenda qytetit kane kaq shume parkingje pa pagese per klientet, punonjesit dhe qytetaret saqe nuk krijohet ndonje problem parkimi me para. Po ketu askush nuk mendon per keto gjera.
E gjashta, transporti publik ne qytetet perendimore eshte aq i shpejte, i sakte, i rregullt, dhe kap cdo cep saqe vertet te vjen qejf ta lesh veturen ne shtepi sesa ta marresh me vete.
E shtata, bashkite ndertojne kulla te medha parkimi saqe cmimi i parkimit bie si pasoje e konkurrences. Kurse ketu te ne lubija ka bere vetem ndertesa dhe askush nuk ka menduar per kulla parkimi prej dhjete a me shume katesh ku te fusesh te gjitha veturat e qytetit.
Ja pra se perse qytetari tiranas do te haje dynjane me parkimin me pagese qe nje perendimor as e ka problem fare ne thelb.
Cdo krahasim eshte nje genjeshter e madhe.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: