TIRANË

Policia e Tiranës sot i është nënshtruar ndryshimeve të shumta, ku krahas emërimit të drejtorit të policisë, Rebani Jaupaj ka pasur edhe të tjera lëvizje në nivel komisariatesh.

Gazetarja e ‘BalkanWeb’, Dorjana Bezat raporton se është liruar nga detyra shefi i komisariatit nr. 6, Pal Marku dhe vend të tij është emëruar Ardrit Elmazi.

Ky i fundit mbante detyrën e shefi të komisariatit nr.3. Në krye të komisariatit nr.3 në Policinë e Tiranës tashmë është komanduar Robert Losha. Ai mbante më parë detyrën e shefit të krimeve po tek ky institucion.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb