Partia proruse Fronti Demokratik (DF) dhe Partia Boshnjake  kanë hyrë në Qeverinë e Malit të Zi, pasi parlamenti votoi më datë 23 korrik për riformatizimin e qeverisë.

Me propozimin e kryeministrit Milojko Spajiç deputetët kanë votuar për ndryshimin e përbërjes të qeverisë, e 44-tërta e Malit të Zi.

Me hyrjen e partive të lartpërmendura, Qeveria në Malin e Zi tani do të ketë 32 anëtarë, duke u bërë kabineti më i madh në historinë e vendit. Ministrat shqiptarë dhe ata të komuniteteve të tjera kanë mbajtur pozicionet e tyre.

Nik Gjeloshaj do të jetë zv kryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Fatmir Gjeka ministër për të Drejtat e Njeriut e minoriteteve dhe Marash Dukaj do të jetë ministër i Administratës Publike.

Ministrat Shqiptare1
Ministrat Shqiptare1

Partia pro ruse do të ketë zëvendëspresidentin dhe do të drejtojë dy ministri, ndërsa partia boshnjake do ketë një zv president dhe pesë ministra.

Ministrat e rinj kanë marrë besimin e 53 deputetëve, ndërsa njëri ka abstenuar. Po ashtu, 54 deputetët e pranishëm në parlament kanë votuar pro shkarkimit të ish-ministrit të Drejtësisë, Andrej Miloviç. Në vend të tij, ministër është emëruar Bojan Bozoviç./Vijesti/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb