Rihanna duket se është gati t’i thotë ‘po’ propozimit të të dashurit miliarder Hassan Jameel.

Këngëtarja e famshme është gati të martohet me të dashurin e saj miliarder Hassan Jameel, shkruan Metro.co.uk.

31 vjeçarja dhe Hassan, 30 vjeç, së fundmi janë parë duke shijuar një darkë romantike dhe intime në Nju Jork dhe thuhet se janë të gatshëm për t’u bërë burrë e grua.

“Rihanna është shumë e dashuruar me Hassan, ajo ka gjetur Princin e saj”, tha një burim për Hollywood Life.

Ky burim tha se dyshja janë bashkë tash e dy vjet dhe këngëtarja duket shumë e lumtur, andaj nëse Hassan do t’i propozonte ajo do të pranonte.

Rihanna ka paralajmëruar një album të ri dhe shumë prej fansave të saj mendojnë që kjo është vetëm për të larguar vëmendjen nga albumi ngase nuk e ka gati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb