SHBA

Rihanna prej më shumë se 2 vjetësh është e lidhur me biznesmenin miliader nga Arabia Saudite, Hassan Jammel. Edhe pse ata janë fotografuar së bashku disa herë këngëtarja 31-vjecare nuk e ka pranuar asnjëherë lidhjen me biznesmenin.

Sei 73199613
Sei 73199613

Rihanna në një intervistë të dhënë së fundmi, ka folur pa doreza rreth të dashurit të saj, Hassan Jammel. Lidhja e tyre po shkon shumë mirë dhe do të vijojë me një martesë shumë shpejt.

Rihanna në përgjigje të pyetjeve të marra në këtë intervistë ka thënë se është tepër e dashuruar dhe kur e pyesin nëse do të martohen ajo thotë: “ Vetëm zoti e ka në dorë këtë. Ne kemi bërë plane dhe qeshim shumë së bashku, apo jo?” E pyesin gjithashtu nëse do të bëhet nënë dhe ajo thotë se e dëshiron këtë gjë më tepër se gjithçka tjetër në këtë jetë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb