Rihanna i pëlqen ngjyrat dhe këtë e tregon pothuajse në çdo paraqitje. Në paraqitjen e saj të fundit, në prezantimin e koleksionit të ri Fenty x Puma mbrëmjen e së hënës, 18 dhjetor RiRi kishte veshur një peliçe ngjyrë lejla.

Ylli i popit bashkoi një pallto ngjyrë vjollce me atlete Creeper Phatty vjollce nga koleksioni i saj i ri dhe një bluzë me logo, zinxhirë dhe rimel ngjyrë vjollce. Eventi i mbajtur në NeueHouse në bulevardin Sunset në Hollywood, u ndoq gjithashtu nga bashkëshorti i Ashlee Simpson, Evan Ross dhe modelja Slick Woods.

  • foto galeri

Partneri i Rihanna-s, A$AP Rocky, mbërriti në event 15 minuta para saj dhe qëndroi anash teksa pozonte për fotografët dhe dha intervista televizive. Pasi Rihanna mbaroi fjalët e saj, dyshja u përqafuan dhe u mbajtën për dore për të ecur nëpër një turmë që brohoriste emrat e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: