TIRANE– Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë hapur aplikimet për punësimin e infermierëve përmes platformës shqipëriaqëduam.al. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë 114 pozicione që kanë mbetur vakant nga faza e parë dhe e dytë e përzgjedhjes së vendeve fituese nga kandidatët, konkretisht 04 janë infermierë, 7 teknikë laboratori, 2 mami, 1 teknik imazherie. Afati i mbylljes së aplikimeve është data 25 qershor.

Lista dhe të dhënat për aplikim:

SHPALLJE TË VENDEVE VAKANTPËR PROFESIONISTË TË SHKENCAVE TEKNIKE MJEKËSORE

Në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 493, datë 13.11.2017 “Për administrimin e procedurave të punësimit për profesionet e shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpall vende vakantpër profesionistë të shkencave teknike mjekësore në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë, si me poshtë:

BASHKIA Infermier
SKRAPAR 6
HAS 2
KUKES 6
TROPOJE 7
KURBIN 2
LEZHE 6
MIRDITE 12
FUSHE-ARREZ 5
M.MADHE 3
BULQIZE 4
DIBER 8
KLOS 4
MAT 3
DURRES 1
KRUJE 4
KAVAJE 4
TIRANE 1
MALLAKASTER 4
PATOS 1
GJIROKASTER 1
MEMALIAJ 1
PERMET 3
TEPELENE 1
SELENICE 5
VLORE 1
KORÇE 5
DELVINE 1
BASHKIA Mami
KAVAJE 1
KURBIN 1
BASHKIA Tekniklaboratori
TIRANE 1
LIBOHOVE 1
PERMET 2
TEPELENE 1
MIRDITË 1
SARANDE 1
BASHKIA Teknikimazherie
HAS 1

Afati për aplikim është deri me datë 25/06/2018. Aplikimi do të kryhet në platformënon-line “Infermier për Shqipërinë”.

Dokumentet e domosdoshëm për aplikim për profesionistëte shkencave mjekësore teknike:

  1. a. Curiculun vitae, sipas modelit të përcaktuarnështojcen nr.1, të udhëzimit nr.493;
  2. b. Raport mjeko-ligjor i tre muajve të fundit;
  3. c. Deklaratë për gjendjen gjyqësore, sipasshtojces5 bashkëlidhur udhëzimit nr.493;
  4. d. Fotokopje e noterizuar në momentin e punësimit e diplomave dhe lista e notave për çdo diplomë(e detyrueshme);
  5. e. Fotokopje e noterizuar e lejessëushtrimit të profesionit (e detyrueshme);
  6. f. Fotokopje e librezës së punës e noterizuar(nëse ka);
  7. i. Fotokopje te noterizuara te deshmise/ve se njohjes se gjuhes/ve te huaja(nëse ka);

Kandidati, dosja e të cilit nuk përmban dokumentet e detyrueshme si me sipër, skualifikohet.

Vlerësimi i kandidatit

Vlerësimi bëhet me dy faza:

Faza parë, vlerësimi i dosjes deri në 30 pikë;

Faza e dytë, testimi me shkrim deri në 70 pikë;

Testi përbëhet nga dy pjesë:

Pjesa e parë përmban pyetje rreth akteve ligjore:

-Ligji nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

– Ligji nr.9718, datë 19.4.2007 “Për Urdhrin e Infermierit në Republikën e Shqipërisë”.

Pjesa e dytë përmban pyetje bazë  rreth profesionit.

Vlerësimi i testit bëhet me sistemin e 70 pikëve, i cili përbëhet nga pikët e pjesës së parë të testit (20 pikë) dhe nga pikët e pjesës së dytë të testit (50 pikë).

Duke filluar nga data 25/06/2018 , Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të shpallë në në portalin “Infermier për Shqipërinë”, listën e kandidatëve që kualifikohen për vazhdimin e procedurë së testimit me shkrim, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim.

Ky konkurim shpallet per vendet vakante sipas bashkive dhe eshte vetem per pozicionet e shpalluara vend vakant.

Data e konkurimit do te lajmërohet duke filluar nga data 1 korrik.

Procedura e konkurimit eshte e njejte.

Linku per te aplikuar: http://infermierepershqiperine.al/…/vende-va…/infermier_118/

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb