Në Durrës janë rihapur mbrëmjen e së enjtes termat romake. Koncerti “Magjia e flautit” me dy instrumentiste tërhoqi vëmendjen e pjesëmarrësve, si për programin, ashtu edhe për ambientin e veçantë, ku u zhvillua.
Për instrumentisten, Majlinda Spiro këto rrënoja antike janë dëshmi e jetës së qytetit, ku nuk ka munguar dhembja dhe trishtimi. Ndaj, mesazhi i koncertit ishte i qartë. Shpresa nuk duhet humbur asnjëherë.

Edhe për flautisten, Xhejsi Kalziqi, kjo mbrëmje ishte plot emocione. Për më tepër, që do të interpretonte me pedagogen e saj.

Termat romake ndodhen në themelet e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu”. Ato u rihapën për publikun në 2015, por u mbyllën përsëri, duke qëndruar të mbyllura për një periudhë disavjeçare.

Koncerti “Magjia e flautit ” shënoi rijetëzimin e tyre, me shpresën që do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura për vizitorët, që vlerësojnë trashëgiminë kulturore të Durrësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: