TIRANE-Vera që lamë pas e ka gjetur singëll njërën prej ish-banoreve më seksi të “Big Brother”. Rike Roci ka lënë pas historinë 8-vjeçare me Lukën dhe ka vazhduar jetën e saj normale. Ditët e fundit ajo ka postuar në “Facebook” foto me një djalosh simpatik.

Bëhet fjalë për Armando Vajushën, futbollistin shqiptar që luan për Liteksin në Bullgari. Në foton e postuar, Rikja ka fanellën me emrin e Armandos. Deri më tani biondja simpatike nuk ka bërë publike nëse ka nisur një lidhje të re me talentin shqiptar, por nga fotoja e shkrepur çifti duket shumë i afërt. Ish-futbollisti i Vllaznisë statusin në rrjetet sociale e ka ‘single’, po ashtu edhe ish-banorja e “Big Brother”.

Ajo që bie në sy është një unazë që Rikja ka në gishtin e fejesës. Ka qenë vetë ajo që ka sqaruar se unaza nuk është një dhuratë e tanishme, ose një unazë fejese, të cilën ka vite që e ka në gisht. “Është unaza që nuk e kam hequr kurrë. Kam 8 vjet që e mbaj në gisht”, – ka sqaruar ajo. Rike Roci ishte banorja e “Big Brother 6” e cila shkaktoi një ‘tërmet’ në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Të shumtë ishin djemtë në shtëpi që përpiqeshin ta joshnin bukuroshen. Megjithatë, ajo që në fillim të lojës së saj deklaroi se ishte e dashuruar dhe se kishte një lidhje të gjatë në jetën e saj.

(d.b/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb