Sot, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të rikonfirmojë prokuroren e Tiranës, Suela Salavaçi në detyrë.
Vendimi u miratua me shumicë votash nga trupi gjykues, i cili udhëhiqej nga Albana Shtylla, me relatore Ina Rama, dhe anëtarët Sokol Çomo, Rezarta Schuetz e Mimoza Tasi.
Pas shqyrtimit, trupi gjykues, në përputhje me nenin 66, pika 1, shkronja “a” të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi me shumicë që të lë në fuqi vendimin nr. 703, datë 28.09.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Suela Salavaçin. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm, njoftoi KPA.
Suela Salavaçi u konfirmua nga Komisioni më 28 shtator 2023, pasi u përball me provat lidhur me pasurinë e saj, duke përfshirë bilancet negative të prindërve dhe pamundësitë e evidentuara gjatë viteve për investimet dhe shpenzimet e saj dhe të bashkëshortit.