Amfiteatri LiqeniT Artificial Të Tiranës do të hapet më 30 maj duke sjellë surpriza e spektaklit fantastik qo do organizojë Bashkia.

Rikonstruksioni i Amfiteatrit te Liqeni Artificial është drejt përfundimit dhe do të jetë sipas të gjitha parametrave moderne europiane.

Festa fillon më 30 Maj nën tingujt e Olen Cesarit për t’i lënë vendin një sërë aktivitetesh gjatë stinës së verës. Muzikale, Balet, Simfoni, Arie, Uvertura, Marshe Muzikore si dhe pjesë nga repertori botëror dhe shqiptar do të jenë ajo që do të shikojë publiku artdashës i kryeqytetit.

Po ashtu bëhet e ditur se nën dirigjimin e Noorman Widjaja, do të interpretojë Orkestra e RTSH, Banda e Forcave të Armatosura, Fanfara Tirana, Kori i T.K.O.B & balerinë solistë nga Shkolla e Baletit.

Pas rikthimit në identitetin e merituar, punonjësit e Bashkisë së Tiranës i kanë dhënë dorën e fundit dhe detajeve duke sistemuar terrenin për bimësinë e re rreth Amfiteatrit të Tiranës, që do të mirëpresë publikun me festivale, koncerte, teatër, konferenca, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar këtë pjesë të parkut në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët.
33747771_10214253199741175_2769480433849597952_n

33766228_10214253199701174_5694864126094868480_n

33693389_10214253199661173_8649070338841247744_n-1

33764317_10214253199781176_3143051569654661120_n

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb