TIRANE- Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit Zana Çela është ndalur tek rikonstruksioni i godinës, ndërsa pohoi se do të rivitalizohen gjërat më me vlerë.
E ftuar në rubrikën ‘opinion’ në ‘News24’ Çela deklaroi se qëllim i këtij projekti është që t’i rikthehen TKOB bukuritë e fjetura.
“Investimi kryesor është në akustikë. Janë të vështira ndërhyrje të tilla, pasi duan ekspertë. Shpresojmë që ky projekt të implementohet. Deri tani ritmet kanë qenë të mira, madje kanë avancuar më shumë se plani i punës që po punonte kompania. Slogani ishte që; t’i rikthejmë TOB bukuritë e fjetura. Do të rivitalizohen çdo gjë e mirë që ka pasur ai teatër. Një ndërhyrje kryesore që është bërë për të përmirësuar akustikën është që do të kemi dy kate lozhash anësore. Ajo shton vendet, por është bërë edhe për të përmirësuar akustikën. Kur ndërrojmë një shtëpi ndihemi jo shumë komod. Por fakti kur u spostuam vjet në shkurt dhe më pas patëm ‘Liqenin e Mjellmave’, ne u përshtatëm. Nuk është se kemi komoditetin maksimal, pasi për atë po punohet, dhe për spektatorët gjithashtu”, tha Çela.
(ed.me/BalkanWeb)